26/04/2024
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: Me 12 Prill BDI dë të fitojë, e kur fiton BDI-ja, fiton shteti dhe qytetarët

Pas shpërbërjes së Kuvendit të Maqedonisë ku edhe zyrtarisht u shpallën zgjedhjet e 12 Prillit, lideri i BDI-së, ALi Ahmeti ka falenderuar çdo qytetarë të RMV-së për mbështetjen e madhe që i ka dhënë partisë së tij.

“Kur qytetarët e bënë BDI-në vendimtare dhe përcaktuese, përfitoi shteti dhe qytetarë” ka shkruar Ahmeti në proflin e tij në FB, përcjell TS.
Sipas tij sërish me 12 Prill do të fitojë BDI0ja e kur fiton BDI-ja ka fituar shteti dhe kanë fituar qytetarët.

“Me 11 dhjetor 2016 fitoi BDI dhe kur fiton BDI fiton opcioni kombëtar reformues, integrues, konsensual, zhvillimor.

Me 12 prill të këtij viti, ne po punojmë që BDI përsëri të jetë përcaktuese, vendimmarëse dhe kur BDI fiton, ka fituar shteti, kanë fituar të gjithë qytetarët” vazhon më tej Ahmeti transmeton TS.

Ndryshe sot pas dite Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 108 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë të “përmbajtur” e ka miratuar vendimin për shpërndarjen e Kuvendit në prag të zgjedhjeve të paralajmëruara të parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prill.

Vendimi për shpërndarjen është dorëzuar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili në fjalimin e tij tha se pas konsultimeve të zhvilluara më 10 shkurt me KSHZ-në, dita e sotme është e fundit për shpërndarjen e Parlamentit.

Të fundit