26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

AKE: Do të bllokohen thirrjet prej numrave të huaj të paidentifikuar, qytetarët të mos përgjigjen

(MIA) – Operatorët telekomunikues do t’i bllokojnë numrat prej të cilave ndaj shfrytëzuesve vendorë nga sot paradite ka numër të madh të thirrjeve të paidentifikuara nga jashtë dhe gjatë ditës thirrjet e tilla do të ndalojnë, deklaroi për MIA-n drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike, Sasho Dimitrijovski.

Në ndërkohë, siç këshillon, qytetarët nuk duhet t’u përgjigjen thirrjeve të tilla që janë të regjistruar prej abonuesve të dy operatorëve celularë Makedonski Telekom dhe A1.

Dimitrojski paralajmëroi se shërbimet e AKE do të mbajnë takim me operatorët celularë, si dhe se së shpejti në ueb faqen e AKE-së do të publikohet kumtesë me udhëzime konkrete.

“Këto janë keqpërdorime të cilat kanë ndodhur edhe në të kaluarën, telefonata të tilla ka pasur edhe vitin e kaluar. Këshillë për qytetarët është të mos paraqiten, ndërsa operatorët i regjistrojnë numrat, i bllokojnë dhe thirrjet prej tyre do të ndalojnë gjatë ditës”, deklaroi Dimitrijoski.

Qëndrim për thirrjet për të cilat alarmuan qytetarët përmes rrjeteve sociale, MIA kërkoi edhe prej operatorëve prej ku gjithashtu paralajmëruan se në mënyrë plotësuese do të ndajnë informacion. shk/

Të fundit