Akreditohet programi për arkitekturë dhe disenj në Universitetin e Evropës Juglindore - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Akreditohet programi për arkitekturë dhe disenj në Universitetin e Evropës Juglindore

Studentët e ardhshëm të Universitetit të Evropës Juglindore, për herë të parë në vitin e ri akademik, do të kenë mundësi të zgjedhin të studiojnë për arkitekturë dhe disenj, dhe të kualifikohen si Master shkencor në Arkitekturë dhe Disenj.

Programi studimor është akredituar dhe i njëjti ofrohet në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, është pesëvjeçar dhe në përfundim të studimeve i diplomuari kualifikohet dhe është i aftë t’u jap zgjidhje funksionale dhe estetike objekteve arkitektonike, me funksione të ndryshme, nëpërmjet përdorimit të materialeve bashkëkohore, mobileve, ngjyrave dhe dritës sipas nevojave të projektimit, ndërtimit dhe disenjit.

“Ky program studimor u disenjua dhe ofrohet për studentët e ardhshëm pas një studimi afatgjatë të nevojës së tregut dhe kërkesave të maturantëve për këtë profil profesional. Ne kemi realizuar anketa, i kemi analizuar kërkesat dhe i kemi krijuar kushtet qoftë si kapacitetet hapësinore, ashtu edhe të kuadrit që studentëve tu ofrohet më e mira”, thotë dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, prof. dr. Adrian Besimi.

Programi Arkitekturë dhe Disenj ka staf akademik të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit, arkitektë dhe disejner me një karrierë shumë aktive, si në mësimdhënie ashtu edhe në projekte arkitektonike.

“Universiteti ka ambiente moderne të punës, si dhe laboratorë e pajisje moderne, të cilat u mundësojnë studentëve të zotërojnë shkathtësitë e duhura për profesionin, të cilin do ta ushtrojnë në të ardhmen. Ne bashkëpunim me byro-të lokale të projektimit, do të angazhon studentët për punë praktike me qëllim të aplikimit të njohurive të fituara nga ligjëratat dhe përftimin e përvojave të reja praktike.”, thotë dekani Besimi.

Studentët që do të diplomojnë në këtë drejtim do të kenë mundësi të punësohen në sektorin privat dhe atë publik edhe atë në: studio të projektimit arkitektonik, apo të kompanive të ndërtimit, studio për disenjin e enterierit, nivelin e qeverisjes vendore, duke filluar që nga bashkitë e komunat e deri tek qarku apo rajonet, institucionet kërkimore shkencore vendase dhe të huaja, të cilat kanë për fokus kryesor fushën e arkitekturës, ndërtimit dhe disejnit. Po ashtu, të diplomuarit mund të punësohen si mësimdhënës në institucione dhe shkolla teknike te arkitekturës, ndërtimtarisë dhe disenjit.

Universiteti i Evropës Juglindore tashmë e ka shpallur Konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e ri akademik, ku në ciklin e parë ofron 20 drejtime studimore, në ciklin e dytë 27 drejtime studimore dhe 11 drejtime studimore në ciklin e tretë të studimeve. Sipas konkursit, në tre ciklet e studimit, në pesë fakultete (Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Fakulteti i Biznesit dhe Fakulteti Juridik), pritet të regjistrohen rreth 1.300 studentë, të cilët do të studiojnë në Kampusin në Tetovë dhe në degën e UEJL-së në Shkup. bs/bsh/

Related posts

Nga Zhelina u konfirmua edhe njëherë lajmi i madh i zgjidhjes historike të problemit shekullor të mbeturinave

Televizioni Koha

Zaev – Timermans: Arritjet e vendit të respektohen me vendim për fillim të bisedimeve

Televizioni Koha

Talat Xhaferi dekoron humanistin Halil Kastrati | FOTO

Televizioni Koha

Leave a Comment