26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksident fatal në rrugën Manastir – Kërçovë, vdes një 25-vjeçare

Një grua 25 vjeçe ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në rrugën Manastir-Kërçovë.

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Ura e bardhë”, në fshatin Belçe të Demirhisarit.

“Në aksident trafiku është përfshirë automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Demirhisarit i drejtuar nga B.G. (33) nga fshati Belçe i Demirhisarit, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Nga lëndimet e marra në vend ka ndërruar jetë pasagjerja J.G.(25) nga fshati Belçe, ku nga ana e Emergjencave Mjekësore është konstatuar vdekja, ndërsa një pasagjer i mitur është transportuar për në Spitalin e Manastirit, ku janë konstatuar lëndime të rënda”, thonë nga MPB.

Të fundit