26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aktivistët e “Të Majtës” shkaktojnë incident në Prilep, pengojnë qeveritarët të vendosin lule për 11 Tetorin

Të veshur me bluza të zeza me logon e partisë, aktivistët e partisë “E Majta”, “pushtuan” kompleksin përkujtimor “Toka e të pamposhturve” në Prilep ku shënohet 11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore.

Njëmbëdhjetë aktivistë partiak qëndruan para monumentit dhe bllokuan rrugën që delegacionet shtetërore të vendosnin lule, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Delegacionet të udhëhequra nga kryeministri Zoran Zaev, presidenti Stevo Pendarovski si dhe Kuvendi, Ushtria, Sindikata e Luftëtarëve dhe të tjerë u detyruan t’i anashkalojnë ato për të arritur në vendin ku u vendosën lule të freskëta.

Ceremonia përfundoi shumë shpejt dhe nuk pati incident më të madh, ndërsa fjalim mbajti edhe presidenti Stevo Pendarovski./Telegrafi/

Të fundit