26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ambasadorja amerikane Bërnz kritikon gjykatësit: Vetëm 8% e qytetarëve besojnë tek ju

Ambasadorja amerikane në vend, Kejt Meri Bërnz, në konferencën e sotme para gjykatësve tha se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim në gjyqësi. Ajo u bazua në anketën e fundit të Eurothink, ku vetëm 8% e qytetarëve kanë besim në gjyqësi, ndërsa që të përmirësohet kjo, duhet të funksionojë sistmei, informon Zhurnal.

“Nuk është sekret se opinioni nuk beson në gjyqësi. Në fakt, anketa e fundit e Eurothink tregoi se vetëm 8% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë besim në gjyqësi dhe prokurori. Si duket, ka shumë gjëra për të bërë, duke përfshirë reformat gjyqësore dhe përforcimin e institucioneve, por gjithashtu duhet të adresohen dhe percepcionet – njerëzit duhet të shohin dhe të ndjejnë se sistemi funksionon. Qytetarët duhet të jenë të bindur se rastet e tyre do të dëgjohen nga gjykata neutrale dhe të pavarura në afat të caktuar. Ky është principi bazë në çdo demokraci të lirë dhe funksionale”, tha Bërnz në konferencën ndërkombëtare gjyqësore “Pavarësia gjyqësore përmes procesit reformues – pritshmëritë dhe realiteti” në Shkup.

Ajo shtoi se për të merituar respektin nga qytetarët, gjyqësia duhet të punojë në mënyrë efikase, në mënyrë të barabartë dhe ligji të vlejë njëlloj për të gjithë.

“Kthimi i besimit të opinionit mund të arrihet vetëm nëse të gjithë gjykatësit bëjnë më tepër se sa ajo që pritet kur japin betimin”, tha Bërnz./Zhurnal.mk

Të fundit