26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Analistët: Subjektet politike që nxisin eskalime ndëretnike do të dështojnë më 12 prill

– Grupi i i ashtuquajtur “Komiteti Maqedonas” përmes një letre dërguar deri tek Agjencioni për zbatimin e ligjit të gjuhëve kërkojnë ndërprerjen e zbatimit të ligjit të gjuhëve në vend.

Ato, madje kërcënojnë se nëse nuk ndërpritet zbatimi i Ligjit të gjuhëve mund të ndodhin shumë gjëra të këqija në vend pasiqë ekziston një revoltë shumë e madhe tek qytetarëve pikërisht për shkak të zbatimit të këtij ligji. Praktikisht ky grup kërcënon edhe me eskalime ndëretnike.

Sipas njohësve të zhvillimeve në vend, këto veprime me qëllim nxitjen e konflikteve ndëretnike ka të bëj dhe është pasojë e deklaratave të liderëve politik dhe ashpërsimi i fjalorit të tyre në prag të zgjedhjeve të 12 prillit.

Analisti politik, Blerim Hyseni për Zhurnal thotë se të luash me kartën ndëretnike është temë shumë e nxehtë që mund të ketë pasoja fatale.

Sipas tij subjektet politike duhet të jenë të kujdesshme për fjalorin që do të përdorin në këtë fushatë, sepse pasojat pas 12 prillit mund të jenë afatgjate.

“Së pari mendoj që kjo ka të beje dhe është pasojë e deklaratave të lidereve politik maqedonas qofël Zaev apo Mickoski dhe ashpërsimin e retorikës së tyre në prag të fushatës zgjedhore. Ky është një refleksion i qartë se të luash me marrëdhëniet ndëretnike është temë e nxehtë dhe me mundësi për pasoja fatale. Nuk vlerësoj se do të ndodh hataja sepse çdoherë në shoqërinë maqedonase janë gjetur individ të caktuar që merren me veprime të këtilla ashtu siç ka patur gjithmonë edhe individ që i kanë gjykuar ato. Ndërsa aspekti i dytë ndoshta ka të bëjë edhe me ndeshjen në futboll që në fund të këtij muaji do të zhvillohet ndërmjet Maqedonise se Veriut dhe Republikes së Kosovës për të arritur që kjo ndeshje të zhvillohet jo vetëm në nivel të lartë të sigurisë por edhe presion i fuqishëm që kjo ndeshje të zhvillohet ashtu siç pretendojne disa grupe tifozësh. Gjykoj që subjeketet politike e në veçanti partia maqedonase në pushtet duhet të jetë e vetëdijshme për rrugën që është duke e ndjekur në fushatë sepse kjo do të përfundojë shumë shpejtë vjen 12 prilli por pasojat mund të jenë afatgjate”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Blerim Hyseni.

Nga ana tjetër, analisti politik, Dame Çkatroski për Zhurnal thotë se patriot para zgjedhjeve ka sa të duash, ndërsa pas zgjedhjeve të korruptuar sa të duash.

Sipas tij, nëse ndonjë subjekt politike nxitë eskalime ndëretnike nuk do të fitojnë shumë vota në zgjedhjet e 12 prillit.

“Para zgjedhjeve ka patriotë sa të duash. Pas zgjedhjeve të korruptuar sa të duash. Tanimë është parë kjo gjë. Nëse dikush dëshiron eskalime, nuk jam i sigurt se do të fitojnë shumë vota. Këto lloje të veprimeve patriotike janë të lidhura me partitë e mëdha. Edhe shtabet partiake organizojnë kësi lloje të paraqitjeve teatrale, ku përfundimi është me ndonjë kokë të thyer apo dhëmbë të thyer të njerëzve të thjeshtë. Ja edhe këtë do ta durojmë. Përpara patriota deri në zgjedhje, ndërsa pastaj pas tendereve”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Dame Çkatroski.

Ndaj kërcënimeve të grupit “Komiteti maqedonas” sot ka reaguar edhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela.

Ai në një prononcim për Agjencinë Zhurnal shprehet se askush nuk mund të ndal punën e AZGJ-së por as punën e tij si drejtor.

Sela thotë se institucioni që drejton ai nuk rrezikon asnjë gjuhë, dhe asnjë etni.

“Mendoj se kërcënimet e tilla janë déjà vu. Sa herë që fillon fushata parazgjedhore, ringjallen edhe veprimet e tilla destruktive. Askush nuk mund ta ndalë punën e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, e as punën time si drejtor. Kemi të bëjmë me një institucion shtetëror, të themeluar nga Kuvendi i RMV-së. Pra çdo gjë është ligjore. AZGJ-ja nuk rrezikon asnjë gjuhë, asnjë etni. Prandaj format kërcënuese ndaj saj janë të paarsyeshme dhe joqytetëruese”, ka deklaruar për Zhurnal, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela.zhurnal.mk

Të fundit