26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Angela Price Aggeler emërohet ambasadore e re amerikane në Maqedoni, do ta zëvendësojë Bërns-in

Angela Price Aggeler do ta zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane të SHBA-ve në vendin tonë, Kate Marie Byrnes. Për këtë ka vendosur vet shtëpia e bardhë në SHBA. Presidenti i SHBA-ve Xho Bajden ka publikuar listën me ambasadorët e nominuar për ambasadorë në disa vende, mes të cilave edhe për Maqedoninë e Veriut, informon Zhurnal.

Angela Price Aggeler është diplomate me karierë, ajo edhe më herët ka punuar në ambasadën e SHBA-ve në Shkup si zyrtare për marrdhënie me opinionin në ambasadë në periudhën kur ambasadorë ishin Riker dhe Vollers, ndërsa deri tani ka qenë u.d ambasadore dhe zëvendëse e ambasadorit në Islamabad, Pakistan.

Ajo më herët ka punuar edhe si këshilltare për marrdhënie me publikun në ambasadën e SHBA-ve në Paris, ndërsa ka qenë në detyra diplomatike në ambasadat amerikane në Burkina Faso, Hungari, Vietnam si dhe në konsulatën në Çenaj, Indi.

Ambasadorja e ardhshme e SHBA-ve në vend, përskaj gjuhës angleze flet edhe frengjisht, maqedonisht dhe hindi.

Price Aggeler, pas konfirmimit të nominimit të saj në Senat, do të vijë në vendin e Kate Marie Byrnes, e cila si ambasadore ishte emëruar në maj të vitit 2019./Zhurnal.mk

Të fundit