26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Apeli për të rinjtë: Pezulluam shkollat por mos u dyndni në pube e lokale

Fakti që shkollat pezullohen për dy javë, nuk do të thotë që të rinjtë të mblidhen në darkë nëpër lokale dhe në pube.

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë u bëri apel të rinjve që të shmangin grumbullimet dhe të bëjnë kujdes për të moshuarit në shtëpi.

“Është shumë e rëndësishme për të gjithë të rintjë që ne sot po i privojmë nga vjatja në shkollë të shmangin grumbullimet e mbrëmjes në lokale, të shmangin tabet dhe klubet e natës ku kërcehet e këndohet sepse kontakti aty është shumë e afërt dhe nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë por mbartja e virusit tekj të moshuarit në shtëpi.”

Të ruajmë të bëjmë çmos që të mbajmë larg kpontakteve me ne dhe sa më shumë kujdes.

Vihet theksi dhe tek mos grumbullimi nëpër spitale por kontakti në telefon me autoritetet shëndetësore si dhe disiplina e secilit për tu vetëkarantinuar. Mbyllja e kufijve nuk është një opsion dhe nuk çon asgjëkundi në raport me koronavirusin.

/Ora News.tv/

Të fundit