19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Koronavirusi, mbyllen shkollat për 2 javë, ndalohen fluturimet me Italinë e veriut

Qeveria është mbledhur me urgjencë të hënën në mëngjes pasi u konfirmuan dy raste me koronavirus.

Eshte marre vendim per pezullimin e udhëtimeve me Italinë e veriut deri në 3 prill si dhe mbylljen e institucioneve arsimore për një periudhë 2 javore.

Rama: Në këtë situatë si në çdo situatë ku përballemi me një gjendje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja dhe ndjekja e një burimi të certifikuar dhe zbatimi i atyre orientimeve që burojnë nga nevoja për të kontribuar për veten dhe për të tjerët. Ne kemi vendosur në dispozicion të situatës financat përkatëse dhe një fond tjetër prej 400 milion lekësh, për të plotësuar nevojat e kësaj faze të mbështetjes së sistemit tonë shëndetësor. Kemi gjetur mirëkuptimin dhe angazhimin maksimal të personelit mjekësor, e gjithë struktura e personlit shëndetësor që është parashikuar për tu futur hap pas hapi në dispozicion të kësaj përballje është e mirëinfirmouar. Ka ardhur momenti gjithnjë në ndjekje të protokollit të OBSH, janë pezullimi i udhëtimeve me Italinë e veriut deri në 3 prill. Mbyllja e institucioneve arsimore për një periudhë 2 javore.

Rama: Nga të gjitha statistikat e nxjerra deri tani të zhvillimit të kësaj përballje, pjesa më pak e kërcënuar janë fëmijët. Por nga ana tjetër duhet kuptuar se të rinjtë apo fëmijët, për shkak të faktit që duhet të shkojnë në shkollë apo kopsht, janë bartës edhe pse për ata vetë virusi nuk shfaqet kërcënues për rrezikshmëri për jetën. Për këtë ne besojmë të mbyllim të gjitha institucionet arimore, të pezullojmë të gjitha konferencat, dëgjesave, aktiviteteve sportive deri në datën 3 prill. Një tjetër element që duhet të theksohet është vetëkarantinimi i personave që vijnë nga zona me shpërthim të koronavirusit me nivel komunitar.

Kryeministri Rama informon se qeveria ka vënë në lëvizje masat e planifikuara pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus.

Edi Rama: Çdo individ prej nesh duhet të marrë masa të thjeshta të këshilluara nga OBSH. Në çdo rast duhet të kontaktoni me urgjencën kombëtare nëse konstatoni raste. Strukturat tona janë përgatitur intensivisht gjatë kësaj periudhe dhe janë në gatishmëri për këtë situatë, që ndiqet në gjithë dinamikën e saj. Sot kërkon një përshkallëzim të parë masash bazuar në planin e hartuar sipas orientime dhe protokollit të OBSH. Gjatë kësaj kohe ka patur shumë shenja shqetësuese, diku të shkatuara prej panikut, diku të motivuara nga arsyet dhe mos arsyet e zakonshme në raste të tilla, përmes burimesh të paçertifikuara për një situatë të tillë. Në vendet ku ka prehaluar qetësia dhe vetëpërmbajtja lufta ndaj koronavirusit është shumë e suksesshme.

OBSH nuk rekomandon mbylljen e kufijve. Faktikisht mbyllja e kufijve është një masë shumë drastike e përdorur fare apo pjesërisht në raste shumë specifike apo të lidhura me të dhëna shumë specifike që Shqipëria sot nuk i ka. Ne planin e veprimet e kemi në tryezë, me konfirmimin e rastit të rastit të parë futemi në skenarin e parë. Task Forca e përbërë nga disa struktura shtetërore, ka punuar në mënyrë të pandërprerë dhe vijon të zbatojë planin e masave që bazohet në tre drejtime: kufizimi me qëllim parandalimin e përhapjes, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionit dhe lehtësimine pasojave që mund të sjell infektimi me Covid-19. Jemi në konsultim të vazhdueshëm me OBSH për këto masa.

Duke arsyetuar se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi, Rama u shpreh se ata mund të jenë bartës, për këtë arsye ai u shpreh se po merret vendimi për të mbyllur shkollat. Gjithashtu kryeministri tha se do të pezullohen dhe aktivitetet e tjera publike duke përfshirë ato sportive.

Vetëkarantinim, kush e shkel ndëshkohet: Rama apeloi për zbatimin e rregullave të vetëkarantinimit, duke u shprehur se nëse ato do të shkelen do të merren masa administrative. Ndërkohë Kryeministri u shpreh se institucionet e karantinimit janë gati dhe spitali gjithashtu është gati për të përballuar situatën, duke kërkuar ruajtjen e qetësisë.

Rama: Vetëkarantinimi është një element që gjendet dhe në ligjin tonë aktual dhe po ashtu shoqërohet dhe me masa administrative të këtij rregulli. Sa i takon vendit tonë gjëja më kryesore është se çdo individ është të kuptojë se ka një rol në këtë përballje. Dhomat e izolimit në shërbimin infektiv janë funksionale. Po punohet për të pasur gjithë stokun e materialeve mbrojtëse personale. Do tu lutesha të gjithë atyre që kanë të afërm në spital që të kufizojnë maksimalisht vizitat dhe të lehtësojnë punën e gjithë personelit dhe punën tonë të përbashkët.

Në fund dëshiroj të bëj një thirrje për të gjitha mediat. Është në këto momente një përgjegjësi e madhe për shëndetin e njerëzve dhe për mbarëvajtjen e këtij procesi jo të lehtë përballje që mediat të vetëpërmbahen dhe të kenë vetëdijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është nuk është nuk është nuk është koronavirusi, por paniku që stimulohet nga lajmet e rreme. Besoj se në këtë moment të gjithë duhet të jemi aleat në një përballje që shkon përtej dallimeve tona.

Nuk është muratja e mesjeteës. Në vitin 2008-2009 ka pasur një epidemi H1N1 që ka marrë gjysëm milioni njerëz në botë. Niveli i të prekurve, niveli i vdekshmërisë tregon qartë se është një epidemi që do përballohet me qetësi, vetëpërmbajtje dhe me arsye të ftohtë. Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj riskut. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se ku ky virus prek më rrezikshëm, kush janë hallkat e dobëta dhe të gjithë së bashku të bëjmë punën për të ruajtur me njëri tjetrin.

Të fundit