26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arsim Sinani: Ali Ahmeti të dorëhiqet, defaktorizon shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Analisti Arsim Sinani nëpërmjet studios së RTV Ora ku ishte i ftuar, i bëri thirrje kreut të BDI, Ali Ahmeti që të japë dorëheqjen përpara zgjedhjeve të ardhshme për ti hapur rrugë një gjenerate të re në qeverisjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sinani shtoi se për aq kohë sa Ali Ahmeti ka pushtet, nuk do të ketë zyrtarizim të gjuhës shqipe dhe shqiptarët e Maqedonisë vetëm do të defaktorizohen.

Beti Njuma: Përse partitë politike shqiptare nuk e gjejnë gjuhën e përbashkët të paktën për të ndihmuar në zyrtarizimin e shqipes si gjuhë e dytë në Maqedoninë e Veriut edhe përdorimin gjerësisht të saj në institucionet shtetërore?

Arsim Sinani: “Ka një aktor dhe faktor që është përgjigjes për këtë dhe unë e ftoj sonte Ali Ahmetin që të dorëhiqet para zgjedhjeve të ardhshme, për shkak se ai është 18 vite në pushtet dhe në 18 vite nga idealet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përfundoi në elitën maqedonase dhe u bë shërbëtori i tyre.

Dhe në këtë kontekst çështja e gjuhës shqipe duhet të shikohet. Ahmeti shumë mirë u merrte vesh dje me Gruevskin dhe sot me Zaev për çështjet që kanë të bëjnë me interesat e tij personale dhe klanit të Zajazit, të cilët keqpërdorën dashamirësinë, atdhedashurinë dhe procesin për të qenë shqiptarët të barabartë në Maqedoni. Por kur flasim për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë ne edhe në aspektin vertikal dhe horizontal të sistemit maqedonasit duan shqiptarë që rrinë në shtëpi dhe nuk janë pjesë e sistemit dhe këtë ua mundësoi kjo garniturë politike.

Unë pres që gjenerata e ardhshme e cila do të vijë në politikë dhe qeverisë shqiptarët siç është profesor Blerim Reka, Ziadin Sela dhe Kasami atëherë ne mund të flasim për zyrtarizim të gjuhës shqipe dhe për një elitë shqiptare që nuk është e kapur nga shteti.

Derisa ne do të kemi Ali Ahmetin në qeverisje të shqiptarëve, shqiptarët të Maqedonisë vetëm do të defaktorizohen dhe do kemi vetëm dalje dhe fotografime e nuk do kemi asnjë rezultat dhe sukses apo qeverisje dhe ndarje të pushtetit mes shqiptarëve të Maqedonisë, që Maqedonia e Veriut nesër të shndërrohet një shtet mes dy kombeve ku do qeverisnin vertikalisht dhe horizontalisht shqiptarët dhe maqedonasit.

/Ora News.tv/

 

Të fundit