26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

As boshnjakët nuk janë të kënaqur me rezultatet e regjistrimit, thonë se janë shumë më tepër

Edhe partia më e madhe boshnjake, Lidhja Demokratike e Boshnjakëve (LDB), ka shprehur dyshimet e saja për rezultatet e regjistrimit.

“Lidhja Demokratike e Boshnjakëve si parti politike dhe në fillim të procesit të regjistrimit, ka shprehur dyshimet e saja në rregullsinë e vet procesit dhe disa parregullsi tjera. Për fat të keq, ankesat tona dolën të vërteta. Të dhënat nga regjistrimi për ne janë të papranueshme sepse vazhdimisht punojmë në teren dhe e dimë gjendjen faktike reale. Vërejtja jonë është në qasjen e regjistrimit. Kemi dëshmi personale të qytetarëve të cilët janë regjistruar sipas supozimeve për përkatësinë e tyre fetare dhe etnike. Më pas, qytetarët nuk kishin mundësi njëkohësisht të kryejnë kontroll mbi të dhënat e tyre që janë shënuar në kompjutor. Më pas kishte dhe probleme teknike me aplikacionin për regjistrim në diasporë. Boshnjakët që jetojnë në diasporë, numri i tyre është shumë më i madh”, pohojnë nga LDB.

Nga atje shtojnë se kanë paralajmëruar për lëshimet dhe kanë paralajmëruar gjithashtu se do të dalin nga koalicioni qeveritar, por u është premtuar se regjistrimi do të kryhet në mënyrë korrekte dhe me të gjitha rregullat.

Të fundit