26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Asfaltohet rruga regjionale që lidhë komunën e Gostivarit me atë të Bërvenicës

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës e cila lidh tre fshatrat Çajle, Forinë dhe Çegran të komunës së Gostivarit.

Sipas numri një të NP ”Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti rruga që lidh këto tre fshatrat ka gjatësi prej tre kilometrash, me gjerësi gjashtë metra ku lidhë edhe Komunën e Gostivarit me atë të Bërvenicës.

“Përfundojmë me asfaltimin e rrugës regjionale në komunën e Gostivarit që lidhen tre fshatrat e kësaj komune, Çajle, Forinë dhe Çegran, kjo rrugë është tre kilometra me gjerësi gjashtë metra. Vlen të theksohet se kjo rrugë lidhë edhe dy komuna, atë të Gostivarit dhe Bërvenicës”, u shpreh drejtori Mehmeti.

Sipas tij, pas përfundimit të kësaj rruge, do të vazhdohet me përmbushjen e programit të BDI-së për të vazhduar edhe në Komunën e Dollnenit, më pas në Tetovë gjegjësisht rrugën Tetovë -Poroj, gjithashtu do të fillohet me asfaltimin e një rruge në Komunën e Bogovinës dhe Kërçovës.

Ndryshe, në përfundimin e kësaj rruge që lidh tre fshatrat e Gostivarit ka qenë i pranishëm edhe kryetari i degës së BDI-së Gostivar, Bashkim Hasani dhe këshilltarët e kësaj partie në Komunën e Gostivarit. fab/

Të fundit