26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASHMAA: Të mos fyhen gazetarët, të respektohet dinjiteti i tyre

Lidhur me fyerjet në fejsbuk drejtuar gazetarit të televizionit 24, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele sot përmes kumtesës bëri apel të mos fyhen gazetarët dhe bëri thirrje të respektohet dinjiteti i profesionit të gazetarisë.

“Sa u përket fyerjeve drejtuar gazetarit të televizionit 24 Mishko Ivanov, në rrjetin social Fejsbuk pas dy intervistave me liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, bëjmë apel që të mos fyhen gazetarët dhe përsëri bëjmë thirrje për respektimin e dinjitetit të profesionit të gazetarisë dhe dinjitetin profesional të profesionistëve të mediave”, thuhet në kumtesën e ASHMAA.

Agjencia përkujton se sigurimi i kushteve për punë pa pengesa të punonjësve mediatik është parakusht i domosdoshëm për lirinë e shprehjes dhe lirin e informimit. sn/

Të fundit