26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Babai dyshohet se ka abuzuar me vajzën 14-vjeçare: Përdori rripin dhe tentoi ta godiste me thikë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër shtetasit 45 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina me vendbanim të përkohshëm në Shkup, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer vepër penale – Mospërfillje dhe keqpërdorim i fëmijës nga neni 201 paragrafi 1. Kodit Penal.

– Në periudhën shtator 2022 deri më 28 mars të këtij viti, duke neglizhuar rëndë detyrën e kujdesit dhe edukimit, i dyshuari ka neglizhuar dhe keqtrajtuar vajzën e tij. Si baba dhe prind i vetëm me të cilin ka jetuar fëmija i lindur në vitin 2008, ai rregullisht ka udhëtuar jashtë vendit dhe e ka lënë të bijën vetëm, pa përkujdesje adekuate prindërore dhe pa ushqim dhe higjienë në shtëpi, tha Prokuroria.

“Kur kthehej nga udhëtimet, ushtronte dhunë mendore dhe fizike ndaj fëmijës duke e përdorur rripin dhe goditjen si mjet për disiplinimin e saj dhe në një rast tentoi ta godiste me thikë”. I dyshuari e ka punësuar vajzën 14-vjeçare në një pastiçeri gjatë fundjavës, ndërsa të ardhurat e fituara i ka marrë për të shlyer borxhet e veta.

Më 22 mars, vajza është sëmurë në shtëpi dhe nuk ka shkuar në shkollë, ndërsa i dyshuari e ka telefonuar nga jashtë dhe e ka kërcënuar se do ta rrahë kur të kthehet për shkak se ka munguar. Kjo sjellje i shkaktoi viktimës frikë dhe stres të vazhdueshëm, si dhe një ndjenjë të braktisjes dhe mungesës së kujdesit prindëror.

Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, si dhe rrethana të veçanta që tregojnë se i dyshuari do të pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët ose do ta përsërisë veprën penale, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Themelore. Gjykata Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të fundit