20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Banka popullore: Qytetarët gjithnjë e më tepër i përdorin kartelat pagesore dhe shërbimin elektronik bankar

Pagesat e personave fizik dhe juridik në vend me ndërmjetësim të bankave, përmes shfrytëzimit të transfereve kreditore dhe kartelave pagesore, në tremujorin e parë të këtij viti shënuan rritje vjetore prej 15,2 për qind të numrit dhe 5,8 për qind të vlerës sl transaksioneve të realizuara, kumtoi Banka popullore.

Sipas të dhënave të publikuara, tek pagesat e realizuara me transfere kreditore rritja vjetore e numrit të transaksioneve paraqet 4,4 për qind, ndërsa tek vlera 5,6 për qind. Lidhur me pagesat me kartela pagesore në tregti, është vërejtur rritje e lartë vjetore tek numri dhe vlera e transaksioneve prej 27 për qind, përkatësisht 26,2 për qind.

Në mars, pasi që filloi kriza shëndetësore në vend, është vërejtur rritje vjetore e vlerës së transkasioneve me transfere kreditore prej 4,9 për qind, të kryera me numër të shtuar të transaksioneve tek personat fizik për 1,3 për qind dhe rënie e vogël tek personat juridik prej 0,7 për qind. Tek pagesat me kartela pagesore është realizuar rritje e lartë vjetore të vlerës 27,6 për qind dhe numri i transaksioneve prej 31 për qind, lëvizës nga personat fizik.

Nga Banka popullore shtojnë se për kryerjen e pagesave, dukshëm më shumë në krahasim me më aprë, qytetarët i shfrytëzuan edhe telefonat celularë. Numri i pagesave të kryera me celular në mars ka shënaur rritje për 45,5 për qind në bazë vjetore, gjatë rritjes më të matur mujore prej 7,4 për qind. Rritja e realizuar tek pagesat e kryera në mënyrë të këtillë është relativisht afër me rritjen vjetore të realizuar në tremujorin e parë nga viti i kaluar, prej 45,9 për qind. Rrjedhimisht, nga ana e qytetarëve, një nga katër transfere elektronike kreditore inicohet përmes celularit, përderisa tre transferet e tjera elektronike kreditore inicohen me përdorimin e kompjuterit.

Pagesat me kartela pagesore në vende fizike të shitjes në tremujorin e parë të vitit 2020 realizuan rritje të madhe vjetore prej 22,3 për qind, që është lëvizëse para së gjithash nga personat fizik. Me atë rast, në mars është vërejtur rritje vjetore e numrit të transaksioneve të personave fizik prej 11,4 për qind, gjatë rënies së lartë vjetore të transaksioneve tek personat juridik prej 17,8 për qind.

Lidhur me shfrytëzimin e kartelave pagesore në vendet e shitjes së internetit, në tremujorin e parë të këtij viti, gjithashtu, është vërejtur rritje e lartë vjetore tek numri i transksioneve me 62,3 për qind, që është lëvizës para së gjithash nga personat fizik. Të dhënat e Bankës popullore tregojnë se qytetarët më intensivisht i përdorën kartelat pagesore për blerje përmes internetit në mars, duke arritur rritje shumë të lartë vjetore prej 99 për qind, gjatë rënies së regjistruar vjetore tek numri i transaksioneve të personave juridik për 2,5 për qind. ab/

Të fundit