26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bastisje në burgun e Shutkës, kapen telefona celularë dhe paketime me substanca narkotike

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, me urdhër të gjykatës është realizuar bastisje në burgun e Shutkës.

Gjatë bastisjeve në dy qeli janë kapur telefona celularë dhe substanca narkotike.

“Gjatë kontrollit, në bazë të një urdhri gjyqësor, u bastisën dy qeli, ku u gjetën dhe konfiskuan 25 pako pluhur të bardhë, gjashtë pako marihuanë dhe 12 telefona celularë”.

“Pas ekspertizës dhe dokumentimit të plotë të rastit, Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe të rëndë do të paraqesë kallëzime përkatëse penale”, thonë nga MPB.

Të fundit