25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI: Të respektohen të gjitha rekomandimet për mbrojtje nga virusi Korona

Të nderuar gazetarë, të nderuar përfaqësues të mediumeve, të nderuar qytetarë, Më lejoni që në konferencën e sotme pwr shtyp të theksoj se gjatë ditës së mbrëmshme edhe sot në mëngjes Komisioni për Çështje Arsimore por edhe Komisioni për Çështje Shëndetësore ka mbajtur mbledhjet e tyre në vazhdën e mbledhjeve konform situatës aktuale që ka të bëjë me virusin Korona dhe si parti politike mbështesim fuqimisht të gjitha rekomandimet të cilat rrjedhin, të cilat janë të miratuara nga Qeveria e Republika e Maqedonisë së Veriut, nga ministria e Shëndetësisë, ministria e Arsimit dhe Shkencës, nga Instituti për Shëndet publik dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Pra ju siç e dini gjatë këtyre ditëve kemi zhvillime të reja konfrom situatës aktuale dhe se sigurisht kërkojmë nga qytetarët edhe nga kjo pres konferencë kërkojmë edhe nga institucionet tjera përkatëse dhe kompetente në kuadër të detyrimeve të tyre ligjore ti zbatojnë me përpikmëri të gjitha këto rekomandime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve tanë dhe se sigurisht presim se qytetarët me përpikmëri të zbatojnë këto rekomandime ndërsa BDI duke qenë pjesëmarrëse në Qeveri, në institucionet e tjera do të përkujdeset që të njëjtat ti zbatojë me përpikmëri. Më lejoni të theksoj dhe shpreh faleminderit për mediat të cilat po përcjellin situatën, të cilët po i ndajnë me opinion të gjitha zhvillimet e fundit të cilat shkojnë në drejtim të ngritjes të vet dijës së qytetarëve, të cilat shkojnë në interes të zbatimit konsekuent të këtyre rekomandimeve dhe se nuk ka hapësirë për panik por megjithatë të gjitha këto hapa, zhvillime , rekomandime po ndërmeren me qëllim që të shmangen rreziqet plotësuese në drejtim të shtrirjes të virusit Korona.
Pra, siç e dini nga dita e sotshme të gjitha shkollat fillore dhe të mesmë, përfshirë edhe çerdhet dhe institucionet parashkollore janë të mbyllura, nuk do të kenë mësim, ndërsa të gjithë punonjësit në institucionet arsimore janë të liruar nga detyrimet e tyre të punës. Po ashtu më lejoni të theksoj se edhe në institucionet e arsimit të lartë është ndërprerë mësimi, ndërsa personeli administrativ konform konkluzioneve të fundit Qeverisë do të paraqiten në punë, ndërsa stafi akademik do të jetë në dispozicion të institucionit, të qytetarëve, të studentëve, për çështjet rrjedhëse të cilat nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me mbajtjen e mësimit, por janë në funksion të vetë funksionimit të atyre institucioneve, do të jenë të disponueshëm për ato çështje të cilat lidhen me afat.
Po ashtu është dhënë udhëzim për arsye se gjatë ditë së djeshme, më konkretisht gjatë mbrëmjes është dërguar shkresë drejtuar gjitha shkollave fillore, të mesme, institucioneve të arsimit të lartë, instituteve shkencore publike në vend, me çka të njëjtat institucione janë njoftuar me rekomandimet dhe janë dhënë qartë udhëzime se si të implementohen të njëjtat, po ashtu është dhënë udhëzim për ndërprerjen e ndjekjes së të gjitha aktiviteteve shkollore dhe private që nxënësit i zhvillojnë jashtë procesit arsimor, edukativo-arsimor, aktivitete edukativo-arsimore, kurset, orët shtesë, trajnimet sportive dhe ngjashëm
14 ditët e ardhshme.
Po ashtu, theksohet se lirohen nga puna personat të cilët janë me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, dhe prindërit që kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçare të cilët duhet qëndrojnë në shtëpi për shkak të ndërprerjes së përkohshme të procesit edukativo arsimor në shkollat fillore dhe të mesme dhe në vet kopshte.
Gjithashtu, njoftojmë opinionin se MASH në përputhje me organet tjera, me institucionet tjera kompetente siç është Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim, do të hartojë plan për organizimin e procesit edukativo-arsimor, për kompensimin e ditëve mësimore, e këtyre 14 ditëve të cilat janë caktuar si ditë e ndërprerjes së procesit edukativo-arsimor, dhe se këtu nuk duhet të ketë kur farë shqetësimi dhe se në përputhje me dispozitat ligjore do të kompensohen ditët e humbura. Gjithashtu mbeten në fuqi edhe ato rekomandime dhe udhëzime të cilat u dhanë para disa ditëve më konkretisht para 10 ditëve me cka shtyhen dhe prolongohen në afat të pacaktuar udhëtimet dhe ekskurzionet e planifikuara të nxënësve dhe studentëve ndaj edhe rekomandohet shmangia e udhëtimeve private në vendet e rajoneve me rrezik që i ka nënvizuar OBSH. Sigurisht se gjatë këtyre 14 ditëve institucionet arsimore në përputhje me rekomandimet të cilat ja kanë dhënë institucionet përkatëse kompetente duhet ta ngrisin në nivel edhe më të lartë higjienen në vet institucionet, përfshirë këtu edhe dezinfektimin e institucioneve arsimore posaçërisht të shkollave fillore dhe të mesme, duke pas parasysh se rrethanat e tanishme e lehtësojnë një procës të tillë që ka të bëjë me dezinfektimin e institucioneve.
Përfitoj nga rasti që ti bëj thirrje që të ndiqen të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e deritanishme por edhe të respektohen edhe udhëzimet dhe rekomandimet e reja eventuale që do të jepen OBSH, Ministria e Shëndetësisë, Instituti për Shëndet Publik, dhe Qeveria e RMV-së, vetëm në këtë mënyrë do të kenë efekt dhe ne do të japim kontributin tonë në luftën globale kundër përhapjes të virusit Korona.

Të fundit