26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

BESA e gatshme të bashkëpunojë me Aleancën për Shqiptarët

Lëvizja Besa është e gatshme të bashkëpunon me Aleancën për
Shqiptarët derisa kjo e fundit qëndron opozitë deri në zgjedhjet e
ardhshme parlamentare kurdo që do të mbahen ato.Bilall Kasami thotë
se derisa ASH vendos të bëhet pjesë e Qeverisë, nuk mund të llogarisë
në partneritetin parazgjedhor të Besës. Ushtruesi i detyrës kryetar i
ASH-së Taravari ka hedhur poshtë zërat se do të bëhen pjesë e Qeverisë.
Nga ana tjetër kreu i Besës Bilall Kasami potencoi se partia e tij nuk do
të jetë pjesë e kësaj Qeverie me asnjë kusht. Kreu i Lëvizjes Besa u
shpreh i gatshëm edhe për bashkëpunim me Alternativën derisa kjo e
fundit shkon në opozitë si pasojë e ndryshimeve të mundshme brenda
shumicës aktuale parlamentare.
Këto Komente Kasami I bëri gjatë një pres konference me gazetarë
ku theksoi se Lëvizja BESA nuk pajtohet me interpretimin e Qeverisë së
RMV-së, që vendi paska bërë përparim të dukshëm në të gjashtë sferat e
vlerësimit. Kjo për faktin që gjuha zyrtare e Autoriteteve të Komisonit
Evropian është “Gjuhë e përmbajtur diplomatike” e cila duhet deshifruar
ndërmjet rrjeshtave.
Deklarata
Kasami tha se Lëvizja BESA edhe një herë konstaton që fjala është për
një Raport që flet për joseriozitetin e Qeverisë rreth sugjerimeve të
Komisionit Evropian, mungesën e vullnetit dhe kapacitetit të
mjaftueshëm politik të Qeverisë, të luftojë dekadencën që pengon
negociatat për antarsim të plotë të vendit në BE/Tv Koha/

Të fundit