Lëvizja Besa sonte do të mbaj tubim me mërgimtarët në Leverkuzen të Gjermanisë.
Pas takimeve të shumta, fjalë rasti para të pranishmëve do të kete kryetari i Besës Bilall Kasami, njëherit edhe kryetar i Tetovës.
Sipas njoftimit nga kjo parti, sonte do të themelohen edhe strukturat e Besës në Leverkuzen. Tubimi do të mbahet në ora 20:00.