26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Besimi: Shipkovica e heroizmave ndër shekuj, i jep krah fitores së madhe të BDI-së!

Nga zemra e Malësisë, në Shipkovicën e legjendave kuq e zi tek rrënjët e atdhetarizmit tonë morëm përkrahjen e plotë përkrahjen me zemër për flamurin për dëshmorët për kombin për gjuhën për arsimin për institucionet demokratike për djersën e ballit të nënave tona e vuajtjet e baballarëve për të drejta e barazi ishte ajo që na priti e përcolli nga Shipkovica ka theksuar dr. Florin Besimi, kandidati i BDI-së, nga zona e 6-të zgjedhore kur së bashku me veprimtarët e atdhetarët e BDI-së përfundoi takimin me elektoratin e vyer të kësaj zone të krenarisë tonë.

Ne sot, nuk kemi ardhur t’ju themi pse na duhet vota e Shipkovicës, as pse duhet të votoni, as si të votoni. Kemi ardhur të marrim fjalën tuaj, zotimin tuaj se i qëndroni besnik flamurit, i qëndroni besnik guximit e trimërisë,

I qëndroni besnik rrugës së paraardhësve Tuaj që zëri i tyre u ndëgjua botërisht se këtu ka shqiptar, se këtu ka besë shqiptare, andaj ka theksuar Doc.Dr. Florin Besimi, duam fjalën Tuaj që juve t’ju themi se ne jemi ata që po e vazhdojmë aty ku ka mbetur çështja jonë.

Të fundit