26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Boçvarski: Rruga Dibër-Kërçovë do të jetë gati deri në fund të vitit 2022, ose në fillim të vitit 2023

Deri më tani ka dinamikë të shkëlqyeshme të realizimit të projektit për lidhje të shpejtë të Dibrës me Kërçovën, përkatësisht në pjesën e trasesë nga vendi “Ura Garski” drejt fshatit Burim dhe pritjet tona janë se do të përfundohet tërësisht deri në fund të vitit të ardhshëm apo në fillim të vitit 2024, vlerësoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

“Bëhet fjalë për drejtim tërësisht të ri, investim prej rreth 20 milionë eurove, që është shumë i rëndësishëm për tërë rajonin dhe do ta lidhë Dibrën me Korridorin 8. Atje kemi progres të mirë në punë dhe pritjet tona janë se do të përfundohet tërësisht deri në fund të vitit 2023 apo në fillim të vitit 2024. Jam i bindur se do të jetë e dobishme për qytetarët nga Dibra dhe Kërçova dhe i tërë rajoni për lidhje mes dy qyteteve, për lëvizje më të sigurt të qytetarëve dhe për ekonomi më të fuqishme të tërë rajonit”, tha Boçvarski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Dibër.

Në ndërtimin e rrugës, siç tha, ndikim serioz do të kenë edhe kushtet e motit, sepse bëhet fjalë për rajon malor ku ndikim shumë të madh kanë reshje të borës dhe deri kur do të mbetet bora në mënyrë që mekanizmi ndërtimor të mund të punojë pa pengesa në terren.

Të fundit