26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bogoev: Nxënës nga tre shkolla fillore në Karposh ndodhen në izolim shtëpiak për shkak të coronavirusit

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev sot njoftoi se nxënës nga tre shkolla fillore në Komunën e Karposhit ndodhen në izolim shtëpiak për shkak se prindërit e tyre punojnë në Klinikën e Dermatologjisë dhe kanë qenë pjesë në simpoziumin që është mbajtur të shtunën.

Bogoev tha se bëhet fjalë për shkollat ‘Vlado Tasevski’, ‘Bratstvo’ dhe ‘Jan Amon Komenski’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Që nga dita e djeshme, njoftuam se më tre mars, në shkollën fillore ‘Bratstvo’ në Taftalixhe, është mbajtur ligjëratë për parandalim nga coronavrisui, nga mjekja e cila ka qenë e punësuar në Klinikën e Dermatologjisë. Në deklaratë të saj personale, mjekja ka theksuar se para mbajtjes së ligjëratës në këtë shkollë, ajo nuk ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me drejtoreshën e klinikës, Nina Caca”, thotë Bogoev.

Mjekja ndodhet në izolim ashtu sikur dy fëmijët e saj që mësojnë në ‘Bratstvo’. Në këtë ligjeratë, sipas Bogoev, kanë marrë pjesë edhe dy mjeke tjera nga Klinika e Dermatologjisë, të cilat thonë se nuk kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me drejtoreshën.

Ai sqaron se gjithashtu tree nxënës nga shkolla fillore ‘Vlado Tasevski’ në Kozle janë në izolim shtëpiak për shkak se prindërit e tyre kanë qenë pjesë e simpoziumit që është mbajtur në restorantin ‘Raguza’.

Në shkollën ‘Jan Amos Komenski’ dy nxënës janë në izolim, prindërit e të cilëve poashtu kanë marrë pjesë në simpozium.

“Të vetëdijshëm jemi për panikun që po krijohet në shkollat fillore dhe çerdhe, por dua të apeloj për qetësi dhe respektim të protokolleve shëndetësore. Si komunë kemi blerë mjete shtesë për higjienë në të gjitha shkollat fillore dhe çerdhe ndërsa ekipet janë të gatshme për dezinfektim të jashtëzakonshëm në të gjitha shkollat dhe çerdhet”, tha Bogoev./Telegrafi/

Të fundit