Lajmi i Ditës Rajon

Ceremonia për certifikim me titull Ambasador për Paqe z. Tahir Shabani nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Grave për Paqen Botërore, me rastin e inaugurimit me seli pran Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Ceremonia për certifikim me titull Ambasador për Paqe z. Tahir Shabani nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Grave për Paqen Botërore, me rastin e inaugurimit me seli pran Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Të pranishëm ishin : z. Heiner Handschin, President, z. Michel Reymond z/ President nga federata të Paqes Universale dhe zonja Carolyn Handschin Presidente e Federatës të Grave për Paqen Botërore, me personalitet dhe Ambasador për Paqen Botërore, Akademik, Diplomat dhe Shoqëria civile. Seminaret e FPU dhe konferencat e lidershipit fokusohen në nevojën urgjente për vizion dhe udhëheqje të re të bazuar në vlerat themelore dhe parimet universale të ndërtimit të paqes. Dhe rrjeti i saj global i Ambasadorëve për Paqe sjellin parime universale dhe shpirtërore në detyrat e zgjidhjes së konfliktit dhe pajtimit të familjes së ndarë njerëzore. Folësit ndajnë njohuri nga prejardhja e tyre në qeverisje, diplomacinë, akademinë, besimet fetare dhe shoqërinë civile.

Ishte nder për kombin shqiptarë që nga Zyra e Misionit Diplomatik për Paqe dhe Zhvillim, zoti Tahir Shabani të vlerësohet me titull Ambasador Nderi dhe Komisioner i Lartë për Paqen Botërore me date 28 shkurt 2019 në Tiranë.

Tahir Shabani, këshilltar për çështje bilaterale dhe multilaterale dhe diplomatike, aktivist të të drejtave të njeriut, pedagog universitar, një veprimtare me kontribute reale në shërbim të politikës, diplomacisë, paqes dhe humanizmit për kombin shqiptar. Zoti Tahir vazhdoj studimet universitare në Fakultetin Histori – Filologji, i diplomuar në degën e gazetarisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1995 kryen specializimin pranë Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqe në Gjenevë. Më pas, në vitin 2002, trajnohet pranë Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Gjeopolitike, në 2007 dhe 2009 në kryen studime pasuniversitare në Akademinë Diplomatike Shqiptare, Tiranë. Në vitin 2018 për kontribut akademik certifikohet në Universitetin “Hasan Prishtina”. Pjesëmarrës në disa simpoziume shkencore i vlerësuar në Universitetin “Hasan Prishtina”, “Kadri Zeka”, Kolegjin “Iliria”, Kolegjin e UBT-së, Kolegjin “AAB”, Kolegjin “Universum” mbi marrëdhëniet Kosovë – Francë – Zvicër dhe perspektivat e integrimit. I vlerësuar me certifikata mirënjohje nga Shoqata e Artistëve, shkrimtare dhe sportit në Kosovë, nga Shoqata e personave të pagjetur “Zëri i Prindërve”, Radio Televizioni i Kosovës, nga Plus Televizion, nga Komisioni për Buxhet dhe Financa – Kuvendit të Kosovës, nga Komuna e Vitisë, Hanit të Elezit, Gjilanit, Podujevës, vlerësime këto që flasin për një angazhim të gjerë të zotit Tahir Shabani në jetën akademike, institucionale dhe kulturore sportive në Kosovë dhe jashtë saj.

Vazhdoj me trajnime për Njohjen e Procedurave Civile dhe Juridike pranë Fakultetit të Drejtësisë, në qytetin e Lyonit, Francë. Trajnimet e specializuara pranë Redaksisë së kulturës në Radio Tirana, pranë Redaksisë së informacionit në televizionin publik shqiptar, pranë Organizatës «Reporterët pa Kufi» në Paris, pranë Klubit Zviceran të shtypit në Gjenevë, i kanë dhënë hapësira për të shfaqur kontribute reale në shërbim të komunitetit shqiptar, brenda dhe jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.

Rritja e përvojës në këto angazhime, është mundësuar nga pjesëmarrja me delegacionet nga Shqipëria në Konferencat dhe Kongreset vjetore të ILO-së, OBSH-së, OBT-së, UIT-së, OBPI-së – Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë – BSPSH-së nga viti 2009 deri në 2009. Brenda kësaj periudhe, zoti Tahir Shabani aktivizohet si pjesëmarrës dhe koordinator i delegacioneve nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Konferencat vjetore të ILO-s/ Organizata ndërkombëtare e Punës në Gjenevë.

Këto angazhime kanë mundësuar shumë funksione dhe mandate përfaqësimi në institucione të ndryshme shtetërore dhe të Shoqërisë Civile, në Kosovë dhe Shqipëri. Prej majit të vitit 2007 deri në 2010, ka kryer funksione si; Këshilltar i Jashtëm – ekspert i së drejtës ndërkombëtare pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Qeverisë së Kosovës; përfaqësim pranë Komisionit Evropiane, të BE dhe misioneve Diplomatike në Gjenevë; si përfaqësues i autorizuar për kontakte me delegacionet në konferencat ndërkombëtare të punës dhe vendosje bashkëpunimi me misionet diplomatike në Gjenevë, në interes të Republikës së Kosovës.

Ka ushtruar funksione si Këshilltar i Jashtëm Politik në Kosovë, me kontribute pranë Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO-s); si Këshilli i pavarur mbikëqyrës i Kosovës për protokollin dhe raportet e bashkëpunimit me komisionin Evropian dhe vendet e BE-së, në interes të Kosovës. Zoti Shabani njihet si lobues pranë Organizatës Botërore të Tregtisë me seli ne Gjenevë dhe si autor i Marrëveshjes ndërmjet Francës dhe Kosovës, në lëmin e punës dhe mirëqenies sociale në vitin 2008. Prej vitit 1996 – 2007 ai punon si Bashkëpunëtor i jashtëm për çështje të shtypit dhe pritjeve të delegacioneve, i akredituar nga Ambasadorët e Shqipërisë pranë Misionit Diplomatik në OKB dhe Organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, duke marrë pjesë në samite, seminare, konferenca dhe debate ndërkombëtare për çështjen shqiptare në Ballkan.

Në vitet 1998 – 1999 gjatë kohës së Luftës në Kosovë, zoti Shabani angazhohet në aktivitetet humanitare dhe diplomatike, duke siguruar ndihma, dërgesa humanitare me avion ushtarak në mbështetje të popullsisë së zhvendosur, nën mbështetjen e shtetit të Francës dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, të mediave dhe diplomatëve të huaj, duke i shërbyer në kohë çështjes shqiptare. Në këtë periudhë të vështirë organizon disa takime e konferenca të shtypit me përfaqësuesit politik dhe ushtarakë të shtetit shqiptar. Në këtë veprimtari diplomatike dhe humanitare ka gjetur mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkrahjen e parlamentit, Senatit dhe Qeverisë së Francës, të Komunave dhe Asociacionit të tyre në Annecy – Haute Savoie – Francë.

Angazhimi në shërbim të veprimtarisë së Këshillit të Drejtave të Njeriut, Federatës së Helsinkit dhe organizatave jo-qeveritare, kontributet për Republikën e Shqipërisë në anëtarësimin në OBT; ndihma e pakursyer pranë grupeve të ekspertëve dhe diplomatëve të OKB-së për aprovimin e rezolutave në favor të Kosovës; anëtarësimi aktiv në klubin diplomatik të Gjenevës, të bordit drejtues të personaliteteve me influencë ndërkombëtare në OKB dhe agjencive të tjera ndërkombëtare të specializuara në fushën e diplomacisë Botërore me seli në Gjenevë, etj. i kanë dhënë punës së tij karakterin human dhe paqësor.

Për shkak të trajnimeve dhe aftësive administruese zoti Tahir Shabani, në vitin 1996 e në vazhdim vepron si përfaqësues i Radio Televizionit Shqiptar pranë Institucioneve Evropiane, në veçanti në Francë, radiotelevizionit Zviceran dhe pranë Organizatave Ndërkombëtare në Gjenevë. Statusi dhe përvoja diplomatike në fushën e të drejtave njerëzore i ka mundësuar të jetë në rolin e vëzhguesit ndërkombëtar në fushata zgjedhore në Shqipëri dhe Kosovë.

Si pjesëmarrës në kongresin Botëror të unionit parlamentar në Gjenevë dhe samitin botëror për mbrojtjen e autorësisë intelektuale, organizator i më shumë se 10 aktiviteteve kulturore, tregtare, panaireve, organizatave të bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar, në veprimtarinë e tij të gjerë humane e paqësore, si “Qytetar Nderi” i Këshillit Bashkiak të qytetit Bajram Curri, si anëtar Nderi në disa shoqata brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, në Kroaci, Francë, Zvicër, zoti Shabani është zgjedhur i merituar në 9 shoqata dhe borde kulturore, humanitare dhe të specializuara në fushën e të drejtave njerëzore në trojet shqiptare dhe në Europën Perëndimore. Zoti Tahir Shabani zotëron gjuhën Frëngjishte, Italishte, Gjermanishte, Anglishte, Kroatishte dhe Serbisht.

Për këto kontribute ka merituar falënderimet e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Gjenevë dhe institucioneve ndërkombëtare. Sot zoti Tahir Shabani ka 9 marrëveshje të bashkëpunimit Universitar në Kosovë, duke dhënë kontribute në edukimin akademik të gjeneratave të reja.

Related posts

DriveShare Lets You Rent Your Dream Car From A Car Collector

admin-tvkoha

Kushdo që gjen punë brenda gjashtë muajve në Gjermani, nuk ka nevojë…

Televizioni Koha

Përleshje me thika në Tetovë

Televizioni Koha

Leave a Comment