08/05/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

COVID 19 zbraz qelitë, 600 të burgosur drejt lirisë së përkohshme

Akti normativ i qeverisë për personat e dënuar pritet të nisë funksionimin pas 5 ditesh. Ministrja e Drejtësisë ka sqaruar se cilat janë kategoritë që përfitojnë nga të gjitha burgjet, ndërkohë që numri i tyre shkon në 600 të dënuar.

Afro 600 të burgosur të dënuar me vendim të formës së prerë që janë mbi 60 vjeç apo të sëmurë kronikë mund të përfitojnë nga akti normativ i qeverisë per leje të përkohshme për tre muaj.

Në nje dalje për mediat, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka sqaruar se të burgosurit duhet të plotësojnë disa kushte dhe duhet ti paraqesin një kërkesë administratës së burgut dhe miratimi apo refuzimi vjen pas 5 ditësh.

Gjonaj: Ata që do të përfitojnë duhet t’u kenë mbetur 3 ose më pak vite burgim, të mos jenë dënuar për vepra të rrezikshme penale dhe të mos jenë nën hetim për vepra të tjera. Gjithashtu do të përfitojnë edhe të burgosurit që u kanë mbetur 5 ose më pak vite burgim, por duhet të jenë mbi 60 vjeç ose me sëmundje kronike.

Por krahas dëshirës së të dënuarit për të përfituar një leje të tillë duhet edhe pëlqimi i familjarëve të të dënuarve.

Gjonaj: Të burgosurit që do të përfitojnë do të nënshkruajnë një deklaratë, ku tregohet pëlqimi i familjarëve për t’i mbajtur në shtëpi.

Të dyja kategoritë përfitojnë nëse nuk janë dënuar për vepra penale të rrezikshmërisë së lartë.

Ministrja bëri me dije se deri tani në të gjithë burgjet nuk ka asnjë rast të konstatuar me COVID 19 , ndërkohë që janë pezulluar takimet me familjarët, duke i zëvendësuar me biseda online.

Takimet me avokatët në paraburgim bëhen vetëm me masa.

Në të gjithe vendin ndodhen mbi 5000 të dënuar dhe paraburgosurit.

Kriteret për përfitimin e lejes së veçantë:

1. I dënuari mund të përfitojë leje të veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore, në rast se në datën e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ:

a) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të dyja kushtet e mëposhtme: I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim; Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

b) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të gjitha kushtet e mëposhtme: I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim; Është baras ose mbi moshën 60 vjeç;

iii. Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për jetën, e vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi; Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

2. Periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, sipas përcaktimeve të këtij neni, përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.

3. Nëse gjatë periudhës së zbatimit të lejes së veçantë të qëndrimt të përkohshëm në shtëpi, gjykata vendos ekzekutimin e vendimit të dënimit me një dënim alternativ, sipas parashikimeve të Kodit Penal, leja e veçantë, sipas këtij akti normativ, shfuqizohet.

Të fundit