26/04/2024
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Denari është stabil, nuk ka rrezik për zhvlerësim”, tha Naumoski nga Banka Popullore e Maqedonisë

Profesori Sinisha Naumoski, anëtar i Këshillit të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut në CilckPlus në TV21 tha se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk do të ketë pasoja në valutën e denarit. Ai siguron se denari është stabil dhe se nuk do të ketë zhvlerësim.

“Nëse marrim parasysh gjendjen e pushtetit monetar, dhe borxhin neto të ekonomisë në Maqedoni, nëse marrim parasysh të drejtat e veçanta për tërheqjen e mjeteve, të miratuara nga FMN-ja, jemi mirë në raport me fondin monetar, dhe sipas kësaj, denari është stabil, nuk ka rrezik për zhvlerësim dhe ndoshta këto janë parametrat sipas të cilëve mund ta kapërcejmë krizën. Nuk do të jetë e lehtë, por jam optimist”, tha Naumoski./TV21

Të fundit