Derkovski: Shpresoj se kompetentët me kohë do të marrin vendim për zgjedhjet parlamentare – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Derkovski: Shpresoj se kompetentët me kohë do të marrin vendim për zgjedhjet parlamentare

 

Shpresoj se kompetentët me kohë do të marrin vendim i cili do të drejtojë si të veprojmë më tej. Deri atëherë KSHZ-ja do ta kryejë punën e vet, deklaroi sot kryetari i kSHZ-së Oliver Derkovski pas seancës së shkurtër në të cilën u konfirmuan edhe listat e kandidatëve të Partisë “Tvoja” për tre njësi zgjedhore.

“Janë konfirmuar 15 lista për zgjedhjet e parakohshme parlamentare apo nuk e dimë si do të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Shpresoj se kompetentët me kohë do të marrin vendim i cili do ta na drejtojë si të veprojmë më tej, ndërsa deri në atë moment KSHZ-ja pa marrë parasysh a i pëlqen dikujt apo jo, do të kryejë autorizimet e veta ligjore”, theksoi Derkoski.

Partia “Tvoja” në afatin ligjor dorëzoi lista të kandidatëve për tre njësi zgjedhore edhe atë në Njësinë e Parë, bartës së së cilës është Mirjana Najçeska, për Njësinë e Dytë ku bartës është Ilija Todorovski dhe në Njësinë e Pestë bartës është Ilija Todorovski. Numri rendor i këtyre listave të kandidatëve në listën zgjedhore është 15, në pajtim me konkluzionin e djeshëm të KSHZ-së.

KSHZ-ja tashmë i ka konfirmuar 14 listat e tjera për zgjedhjet parlamentare. .

Related posts

Ka arritur dërgesa e tretë e pajisjeve për gjurmë të gishtave, ka filluar trajnimi i këshillave zgjedhorë

Televizioni Koha

Gëzimi ju kthye në tragjedi, erdhën nga Anglia se do fejonin vëllain por përfundojnë nën gërmadha

Televizioni Koha

Tre viktima dhe 38 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Televizioni Koha

Leave a Comment