26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Digjet një kasollë, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit, ku një grua ka gjetur vdekjen.

Rreth orës 08:37 të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit”, Vlorë, në një stan ka marrë flakë një kasolle.

Si pasojë dyshohet se është djegur 80-vjeçarja Selvi Zenelaj, e cila ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale, ndërkohë që pritet të zbulohet më shumë.

Të fundit