14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dikush nuk gjen dot një vend pune largohet jashtë vendit dikush tjetër punësohet në dy pozita në Qeverinë e Maqedonisë

Derisa dikush nuk po gjen dot një vend pune, apo po largohet jashtë vendit, megjithatë ka disa q punësohen në dy pozicione në të njëjtin institucion shtetëror, jo më pak, por në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë.

I tillë është shembulli i Marija Stojanovska, e cila në të njëjtën datë, d.m.th., më 1 dhjetor 2022, është pranuar për dy punë të ndryshme në të njëjtin institucion, gjegjësisht në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, shkruan portali Faktor.mk.

Sipas dokumenteve Stojanovska në të njëjtën datë 1.12.2022, me vendim nga e njëjta Agjenci për Punësim, është pranuar për dy vende pune në të njëjtin institucion, gjegjësisht në Sekretariatin Gjeneral të Qeverisë.

Në rastin e parë bëhet fjalë për pozitën e ndihmës shefit të Departamentit për Strategji, Planifikim dhe Monitorim, ndërsa në rastin e dytë për pozitën e Ndihmës Shefit të Departamentit të Burimeve Njerëzore.lajmpress.

Të fundit