26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Do të jetë rëndë për t’u kthyer aviokomunikacioni ashtu siç ishte, mendon Filipçe

Është e dukshme se shumë rëndë do të jetë të kthehet aviokomunikacioni ashtu siç ishte, konsideron ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Në lidhje me aviotransportin, kjo është shumë dilemë legjitime të cilën të gjithë e kanë. E para varet nga politika që do ta udhëheqin aviokompanitë, shtetet në lidhje me aeroportet. Siç janë tani paralajmërimet, është e dukshme se shumë rëndë do të jetë të kthehet aviokomunikacioni ashu siç ishte, dhe të ketë për një kohë të shkurtër qasje te aeroporti, kalim në procedurat e sigurisë. Është e dukshme se tani paralajmërimet janë se ato do të zgjasin më shumë. Qëllimi i mbledhjes në Athinë është kjo, “, tha sot në konferencën për shtyp Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si në të ardhmen do të zhvillohet komunikacioni.

Ministri i Shëndetësisë sqaroi se ende më i rëndësishëm te ne është komunikacioni tokësor. Përkujtoi në numrin e madh të qytetarëve tanë të cilët udhëtojnë dhe numrin e madh të të huajve të cilët udhëtojnë dhe qëndrojnë në vendin tonë, atje ku mund të ndalen dhe disa disa kalojnë te ne.

“Kemi shumë çështje të hapura. Cilat do të jenë pikpamjet fillestare? Tani parasysh vjen testimi i cili ndoshta në vlerë është disa ditë. Por, megjithatë nuk është garancion, mund të jetë ndonjë lloj sigurie. Parashtrohet pyetja – cilat rezultate, të kujt, ç’fatë teste dhe sa kohë duhet të vlejnë. Më tutje, çka nëse vendet e rrethinës kanë ndonjë politikë tjetër. Besoj se ky do të jetë një takim i koordinuar mirë që të inicohet më tutje dhe ajo mbledhje e përbashkët e vendeve në rajon. Ministri i Punëve të Jashtme tërësisht është në rrjedhë dhe në atë nivel bisedohet, edhe në vendet e BE-së dhe në nivel të rajonit”, kumtoi Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për protokollin e të sëmurëve kronik, Filipçe deklaroi se ende vlen ajo se pacientët kronik nuk shkojnë në punë. sa/

Të fundit