26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dujovski për MIA-n: Gjendja e jashtëzakonshme kryesisht për të ndihmuar sistemin shëndetësor, ora policore nuk do të thotë pushtet i MPB-së

Qëllimi kryesor i vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme është të ndihmoni sistemin shëndetësor, më shpejtë dhe më thjeshtë të merren vendime në lidhje me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve në kontekstin e pandemisë Kovid-19, ndërsa ora policore është një masë që në këtë periudhë të krizës mund të kontribuojë shumë në respektimin e vendimeve të Qeverisë për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Kjo në një intervistë për MIA e bëri të ditur dekani i Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski, i cili theksoi se menjëherë pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, ishte e lehtë të shihej që rekomandimet nuk respektohen, madje edhe me shkelje serioze.

Megjithatë, thekson Dujovski, pasi që është një kufizim veçanërisht i ndjeshëm në lëvizjen e lirë të qytetarëve, është e nevojshme të shtjellohet edhe pak më shumë ora policore, ashtu siç është vendosur në Maqedoninë e Veriut dhe arsyeja për shkak të cilës është vendosur.

Ai thekson se ndonëse quhet orë policore, nuk do të thotë që MPB-ja dhe policia kanë një rol dominues në shtet, dhe as se strukturat e policisë drejtojnë zhvillimet në shoqëri. Përkundrazi, vendosja e orës policore vë në funksion kapacitetet e disa autoriteteve shtetërore, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Dujovski në intervistën për MIA-n thotë se inkurajon e dhëna se të paktën në ditën dhe natën e parë të vendosjes së masave më të rrepta për të miturit dhe të rriturit nuk janë vërejtur mosrespektime, por shqetëson e dhëna se edhe pas disa ditësh shumë qytetarë nuk e respektojnë orën policore prej orës 21 deri në orën 5.

Për gjendjen e jashtëzakonshme, që për herë të parë vendoset në histori që nga pavarësisë e vendit, për fuqinë e rritur të Qeverisë, kufizimet e mundshme të fushave në të cilat do të miratohen dekret me fuqi të ligjit, për situatën në të cilën vendi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në momentin kur kemi qeveri teknike, por edhe për lajmet pozitive nga Brukseli për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin, biseduam në intervistën për MIA-n me dekanin e Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski.

Presidenti Pendarovski shpalli gjendje të jashtëzakonshme tridhjetë ditësh me qëllim të përballjes më efikase me Kovid-19. Kjo është hera e parë në historinë e Maqedonisë së pavarur që të vendoset një situatë e këtillë. Çfarë mendoni se do të thotë kjo për sistemin e vendit?

Vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme u tregua si masë e domosdoshme që organet shtetërore të funksionojnë normalisht, sa të jetë kjo e mundshme në këto kushte të ndërlikuara. Jemi në një periudhë veçanërisht të ndjeshme në të cilën Parlamenti tashmë është shpërbërë dhe u thirrën zgjedhje të parakohshme parlamentare për 12 Prill të këtij viti. Në kushte të tilla, të gjitha institucionet në vend punojnë me kufizime të caktuara, veçanërisht në lidhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin për Furnizim Publik, punësimin në sektorin publik, etj. Gjendja e jashtëzakonshme, siç është përkufizuar në Kushtetutë parashikon kufizimin e një pjese të të drejtave, por kjo është krejtësisht e rregulluar dhe e njohur për shumicën e qytetarëve.

Qeveria tashmë po vepron në një gjendje të jashtëzakonshme. Janë miratuar një numër dekretesh me fuqi ligjore, që kanë për qëllim stabilizimin e sistemin dhe të ndihmojnë në normalizimin e jetës së qytetarëve në masën sa më të madhe të mundshme, por edhe për të ndërmarrë masa me kohë për përballje më të suksesshme me pasojat e krizës që vijon në mënyrë të pashmangshme.

Megjithatë, qëllimi kryesor i vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme është të ndihmohet sistemi shëndetësor, më shpejtë dhe më thjeshtë të merren vendime në lidhje me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Pikërisht për këtë arsye, është veçanërisht e rëndësishme që të gjithë qytetarët të kuptojnë se kjo është një krizë shëndetësor dhe një pandemi që kërcënon gjithë botën. Politikanët vetëm i respektojnë kërkesat dhe sugjerimet e autoriteteve shëndetësore dhe gjendja e jashtëzakonshme është vendosur si një hap i domosdoshëm në luftën kundër virusit të ri Kovid-19. Drejtpërdrejt e lidhur me këtë është vendosja e orës policore, e cila kufizoi lëvizjen e qytetarëve, për kategori të ndryshme të qytetarëve në periudha të ndryshme të ditës, por në të gjithë territorin e vendit. Në gjendje të jashtëzakonshme, Qeveria merr vendime të shpejta dhe efikase për të vepruar sa më mirë që mundet, në rastin tonë në bashkëpunim të ngushtë me punëtorët shëndetësor dhe anëtarët e Shtabit Kryesor Koordinues të Krizës.

Megjithatë, jeta duhet të vazhdojë në mënyrë sa më normale, ndërsa Qeveria është e obliguar të rregullojë të gjitha çështjet që kanë rëndësi për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik. Prandaj, ne tashmë jemi dëshmitarë të dekreteve që rregullojnë arsimin, financat, ekonominë, doganat, transportin, etj. U miratua edhe një dekret me fuqi të ligjore që të pushohen të gjitha veprimet përgatitore në lidhje me organizimin e zgjedhjeve. Kjo mundësoi që të lirohen më shumë resurse, të bëhen furnizimet e nevojshme, e me qëllim që të sigurohen resurset e nevojshme para së gjithash në fushën e shëndetësisë.

Së paku deri tani, e falë sistemit mirë të organizuar për reagimin ndaj krizave, nuk ka çrregullime të mëdha në zhvillimet ekonomike, qytetarët me arsye mund të ndjehen të sigurt. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për perceptimin e rrezikut që është i pranishëm te qytetarët. Puna e institucioneve është pikërisht në atë drejtim. Të bëhet një analize e mirë dhe cilësore e rrezikut, por edhe duke ndikuar në perceptimin, i cili është veçanërisht i rëndësishëm tani, ndërsa do të jetë edhe më i rëndësishëm pasi të përfundojë kriza shëndetësore dhe kthimit të gjendjes normale në shtet.

Jo më pak e rëndësishme është edhe vendosja e orës policore, që gjithashtu ndodh për herë të parë në gjithë territorin e shtetit. Cilat janë vlerësimet Tuaja, a respektohet ora policore, a do të ndikojë pozitivisht në gjendjen e përgjithshme?

Si një nevojë reale dhe mbi të gjitha, me propozim të autoriteteve kompetente në Ministrinë e Shëndetësisë, është vendosur orë policore, mirë e keni vërejtur, për herë të parë në të gjithë territorin e shtetit. Ora policore është një masë që në këtë periudhë krize mund të kontribuojë shumë në respektimin e vendimeve të Qeverisë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Menjëherë pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, mund të vërehej lehtë se rekomandimet nuk respektohen, diku madje edhe me shkelje serioze. Rekomandimet që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, të mos grupohen, të mos udhëtojnë jashtë vendit, të jenë të detyruar të regjistrohen në hyrje të vendit, të vetizolohen, etj. mbetën vetëm pjesërisht të respektuara.

Megjithatë, pasi bëhet fjalë për një kufizim veçanërisht të ndjeshëm në lëvizjen e lirë të qytetarëve, është e nevojshme të shtjellohet edhe pak më shumë ora policore, ashtu siç është vendosur në Maqedoninë e Veriut dhe arsyeja për shkak të cilës është vendosur. Ndonëse quhet orë policore, nuk do të thotë që MPB-ja dhe policia kanë një rol dominues në shtet, dhe as se strukturat e policisë drejtojnë zhvillimet në shoqëri. Përkundrazi, vendosja e orës policore vë në funksion kapacitetet e disa autoriteteve shtetërore, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Serioziteti i masave reflektohet në faktin se gjithçka po bëhet për të zvogëluar mundësinë e kontaktit ndërmjet kategorive të ndryshme të rrezikut, veçanërisht midis të miturve si transportues dhe personave mbi 67 vjeç si kategoria më e rrezikshme. Mosrespektimi i kufizimit të lëvizjes nënkupton përgjegjësi serioze për shkelësit, dhe policia deri tani ka treguar një reagim përkatës. Armata është e përfshirë dhe merr përsipër disa nga kompetencat e policisë, në veçanti në sigurimin e “vijës së gjelbër” në kufirin shtetëror dhe në sigurimin e objekteve me rëndësi vitale.

Megjithatë, ditët e para pas vendosjes shënohen mosrespektime të shumta, po madje edhe situata në të cilat nëpunësit e policisë duhet të marrin përsipër autorizime të tjera policore për të rregulluar respektimin e ndalesës për lëvizje. Në kombinim me kontrollet për respektimin e ndalimit të lëvizjes, MPB ndërmori edhe masa për të kontrolluar personat që kishin nënshkruar deklaratë se do të ishin në vetizolim në periudhë prej të paktën 14 ditëve. Bëhet fjalë për më shumë se 8.400 persona në të gjithë vendin, ndërsa vetëm në ditët e para janë ngritur më shumë se 80 kallëzime penale te prokurori kompetent publik për mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Nuk ka sektor të brendshëm ku nuk janë raportuar shkelje, ndërsa në SPB Strumicë dhe SPB Tetovë madje janë shënuar situata të rezistencës ndaj nëpunësve të policisë, gjë që e komplikon në mënyrë plotësuese përgjegjësinë penale të autorëve.

Inkurajon e dhëna se të paktën në ditën dhe natën e parë të vendosjes së masave më të rrepta për të miturit dhe të rriturit nuk janë vërejtur mosrespektime, por shqetëson e dhëna se edhe pas disa ditësh shumë qytetarë nuk e respektojnë orën policore prej orës 21 deri në orën 5.

Në këtë drejtim, duhet të theksohet edhe se deri tani është e rregulluar mirë lëvizja e personave që kanë obligime profesionale dhe të punës në kohën derisa është në fuqi ndalimi i lëvizjes dhe nuk janë vërejtur probleme ose devijime të mëdha. Lejet për lëvizjen e nëpunësve shtetëror dhe publik jepen nga autoritetet përgjegjëse, ndërsa për punonjësit në sektorin real, punëdhënësi, për çka është vendosur komunikim i vazhdueshëm me MPB-në.

Përshtypja e përgjithshme është se kjo masë ka hasur në aprovim te qytetarët, disa madje kërkojnë ashpërsim të kufizimeve të lëvizjes, por le të shpresojmë që numri i shkelësve do të zvogëlohet çdo ditë dhe që qytetarët të respektojnë me konsekuencë vendimet e qeverisë, me qëllimin e vetëm që të mbrohet shëndeti, por edhe t’i ndihmohet sistemit që të funksionojë më lehtë dhe të mundësojë shërbime më cilësore në këtë periudhë të vështirë.

Kryeministri Spasovski tha se gjendja e jashtëzakonshme nuk do të thotë çrregullim të jetës së përditshme dhe detyrimeve, por do të dalë çdo ditë me masat që do të zbatohen. Si do të funksiononte kjo te ne në praktikë?

Po, Qeveria është e obliguar t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e domosdoshme për të mirëmbajtur jetën në normalitet.

Varësisht nga zhvillimi i gjendjes me korona virusin, Qeveria ka të drejtë dhe obligim të miratojë të gjitha aktet që do të mundësojnë qasjen më të lehtë në resurset dhe nevojat para së gjithash për sistemin shëndetësor. Por në realitet ne jemi dëshmitarë se nevojitet miratimi i shumë dekreteve të tjera që do ta bëjnë jetën e përditshme më të lehtë dhe do të mirëmbajnë stabilitetin e sistemit. Për shembull, miratimi i dekreteve me fuqi ligjore në fushën e arsimit u lejon nxënësve dhe studentëve të ndjekin mësimin elektronik. Kjo është shumë e rëndësishme për të mos humbur vitin shkollor, dhe ndikon pozitivisht edhe te mësimdhënësit, të cilët përvetësojnë mënyra të reja të nxënies, gjë që është përditshmëri në botën e zhvilluar. Në fushat tjera, dekretet miratohen për funksionimin e rregullt të ministrive, ndërsa të gjithë ministrat kanë të drejtë të propozojnë për resorin e tyre. Në mënyrë plotësuese, ndërmerren masa për të garantuar sigurinë juridike të qytetarëve, kështu që u miratuan rregulloret në lidhje me falimentimin, procedurat administrative dhe marrëdhëniet e detyrueshme. Kjo mundësoi marrjen e vendimeve për ndërprerjen e procedurave përmbarimore që i drejtojnë përmbaruesit për një periudhë të caktuar, u ndalua hapja e procedurave të falimentimit për të mbrojtur kapitalin e kompanive, u kufizua norma e interesit të gjobave, etj.

Një thirrje u bë nga Pendarovski drejtuar partive për të lënë mënjanë kalkulimet, ndërsa qytetarët të disiplinohen, zgjedhje nuk do të ketë. Qeverinë tani e identifikoi si më të përgjegjshme, e ajo është teknike. A mund të jepni një sqarim të vogël se çfarë do të thotë kjo për sistemin?

Po, në periudhën e ardhshme organi më i lartë me autorizim për të miratuar akte me të cilat do të rregullohen puna dhe funksionimi i shtetit në gjendje të jashtëzakonshme është Qeveria. Ndonëse është “teknike” së paku deri tani Qeveria po funksionon në mënyrë krejtësisht adekuate dhe nuk ka të dhëna për qëndrime të ndryshme për çështjet më të rëndësishme në interes të shtetit dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Duhet të mësohemi që Qeveria në këtë përbërje dhe me këtë aftësi do të vazhdojë të funksionojë deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, pasi edhe të vazhdojnë veprimet për përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Është shumë e rëndësishme që çdo resor në Qeveri funksionon mirë dhe së paku kështu duket, se janë tejkaluar dallimet që ministrat kishin me zëvendësministrat shtesë në fillim të mandatit dhe në përgjithësi në Qeveri. Presidenti ka të drejtë, tani nuk është koha për politikë, tani është koha kur çdo qytetar, pavarësisht nga pozicioni në të cilin gjendet, duhet të bëjë çmos në përballjen me sëmundjen, ndërsa kjo do të bëhet më së miri nëse respektohen vendimet dhe rekomandimet e kompetentëve.

A do të ketë ndonjë kufizim në fushat në të cilat mund të miratohen dekrete me fuqi ligjore? Kush do të jetë tani garancia që kjo situatë e re nuk do të keqpërdoret duke marrë parasysh se tani ka një përqendrim më të madh të fuqisë në Qeveri?

Nuk ka kufizime se me cilën fushë do të ndërlidhen dekretet. Thjeshtë, dekretet me fuqi ligjore miratohen për çështjeve në kompetencë të Kuvendit. Por, është evidente se Qeveria do të miratojë dekrete më së shumti në pjesën e organizimit të jetës në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, pa hyrë fare në rregullimin e çështjeve që nuk do të kenë lidhje me reagimin ndaj situatave me virusin. Sigurisht se është e nevojshme që shoqëria të përgatitet për t’i tejkaluar më lehtë situatat vijuese pasi të ketë mbaruar gjendja e jashtëzakonshme. Nuk guxojmë të qëndrojmë dëshmitarë të heshtur të largimit spontan të sëmundjes, por duhet të përgatisim politika shtetërore në drejtim të përballjes më lehtë me pasojat që korona virusi do t’i shkaktojë në ekonominë, turizmin, arsimin e Maqedonisë, etj.

Tani jemi në një periudhë shumë të rëndësishme, një periudhë kur besimi te autoritetet shtetërore nuk guxon të vihet në dyshim. Çdo qytetar do të ndjehej më i sigurt nëse beson dhe çmon masat e ndërmarra nga qeveria e tij. Jo vetëm kryeministri dhe ministrat, por të gjithë të përfshirët në realizimin e aktiviteteve për përballje me situatën, duhet të jenë gjithmonë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre, do të thoja, përgjegjësi “historike”, të kujdesen për praktikat më të mira të resorit në të cilin ata punojnë, të ruajnë integritetin personal dhe profesional dhe ta vendosim veten në krye të detyrës, për të treguar se edhe në kushte të tilla të vështira ne jemi një shtet i denjë anëtar i NATO-s dhe një vend që zyrtarisht ka marrë pajtueshmëri për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE.

Kjo është pikërisht pyetja e pashmangshme që imponohet si temë pozitive këto ditë. Maqedonia e Veriut mori një vendim nga Këshilli i Evropës për të filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin. A mund të presim mbështetje në këtë kohë kur të gjitha vendet anëtare po përballen me një tragjedi të madhe, veçanërisht Italia dhe Spanja?

Ja në fund, të kthehemi drejt temave pozitive, të cilave kuptohet për këtë periudhë nuk u jepet rëndësi e veçantë. Disi i lënë në hijen e gjithë asaj që po na ndodh është edhe mesazhi i madh miqësor nga Madridi dhe seanca elektronike e Senatit spanjoll për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, por edhe depozitimi i Protokollit në Uashingtonit në këto kushte të ndërlikuara. Ne patëm mundësinë që menjëherë të ndjejmë miqësinë në Aleancë. Ne jemi NATO dhe është përmbushja e ëndrrës tre-dekadash të shumë brezave të ushtarëve dhe eprorëve në Armatë, por edhe e të gjithë politikanëve, profesionistëve dhe qytetarëve që i japin mbështetje jashtëzakonisht të madhe anëtarësimit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Sa i përket vendimit të Këshillit Evropian për të çelur bisedimet për anëtarësim në BE, ndonëse është shumë i vonuar, megjithatë është i mirëpritur dhe do të na shtyjë që të mobilizojmë në mënyrë plotësuese shoqërinë dhe ta përgatisim atë për një proces cilësor të bisedimeve sipas metodologjisë së re. Me siguri ky është procesi më i rëndësishëm për të cilin shteti duhet të përgatitet seriozisht dhe procesi nga i cili do të varet e ardhmja jonë, zhvillimi i shoqërisë sonë, mirëqenia e qytetarëve, arsimi cilësor, zhvillimi ekonomik etj.

Në të njëjtën ditë, me vendimi për çeljen e bisedimeve mbërriti edhe lajmi se BE-ja ka siguruar 66 milion euro mbështetje të drejtpërdrejtë për shtetin tonë, që mund të përdoret për aktivitetet e mëposhtme: 1. 4 milion euro për nevoja urgjente; 2. 50 milion EUR për mbështetje socio-ekonomike; 3. 9 milion euro në mbështetje të sektorit privat dhe 4.3 milion euro në mbështetje të drejtpërdrejtë të buxhetit.

Kjo do të thotë se solidariteti në BE është në një nivel të lartë edhe në këto kohëra krize, ndërsa angazhimi ynë për të qenë pjesë e një familje të vetme evropiane është vendimi më i mirë dhe më i drejtë në periudhë afatgjate i politikanëve të Maqedonisë në shekullin 21.

Ana Cvetkovska

foto MIA

Të fundit