Duka: Gjendja epidemiologjike stabile, masat edhe më tutje të respektohen rreptësisht - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Duka: Gjendja epidemiologjike stabile, masat edhe më tutje të respektohen rreptësisht

Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, sot në konferencën e rregullt për media të së hënës e vlerësoi si stabile gjendjen epidemiologjike në komunë. Këtë, siç tha, e konfirmon e dhëna se nuk ka të infektuar të rinj me Kovid-19, ndërsa nuk ka as pacientë në Spitalin e Përgjithshëm të cilët janë me simptome të këtij virusi.

“Ne duhet që këtë gjendje të qëndrueshme ta ruajmë edhe më tutje, duke respektuar rekomandimet, e kjo është izolimi gjatë orës policore, mos dalja nga shtëpia pa pasur nevojë, mbajtja e distancës fizike, bartja e maskës mbrojtëse. Bëj thirrje që nëse dikush ndjen simptoma të ngjashme me gripin ose simptoma me infeksion të Kovid-19 menjëherë të lajmërohet në Spitalin e Përgjithshëm, për trajtim të mëtutjeshëm adekuat”, deklaroi Duka.

Informoi se në mbledhjen e Shtabit Operativ Komunal, me të cilin udhëheq ai, është folur edhe për pasojat ekonomike nga gjendja aktuale me pandeminë.

“Dihet se Dibra dhe Qendra Zhupë një muaj ishin në karantinë gjë që shkaktoi goditje ndaj ekonomisë, veçanërisht turizmi i banjave, hotelerisë, zejtarisë, kafiterive dhe transportuesve. Do të bëjmë përpjekje që të përgatisim analizë të përgjithshme për atë se sa janë humbjet e tyre dhe me atë analizë do të kërkojmë nga Qeveria që humbjet të mbulohen”, tha Duka.

Ai e përmendi edhe problemin me pagesën e dobët të faturave drejtë Ndërmarrjes Publike Komunale “Standard” për ujin e shpenzuar dhe mbeturinat e mara, i cili tani është vetëm 17 për qind.

Kërkoi nga amvisëritë dhe subjektet juridike që t’i paguajnë borxhet drejtë “Standard” dhe siç tha, të solidarizohen me të punësuarit në këtë ndërmarrje të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe vazhdimisht janë në terren për të grumbulluar mbeturinat, duke bërë dezinfektim, ndërsa vazhdojnë pandërprerë edhe me pastrimin e rrugëve. fc/

Related posts

Në SHBA mbi dy milion njerëz të infektuar me Kovid-19

Televizioni Koha

Anketë: Pjesa më e madhe e sllovenëve vlerësojnë se po përmirësohet situata me epideminë

Televizioni Koha

Nesër zyrtarisht bëhet hapja e pikës së re kufitare Bellanoc- Stançiç

Televizioni Koha

Leave a Comment