Enti Shtetëror për Revizion përballet me bllokadë – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Enti Shtetëror për Revizion përballet me bllokadë

Mungesa e e marrëveshjes për kërkesën e VMRO-DPMNE-së që deputetët e kësaj partie të shpërndahen në organet kuvendore, përsëri ishte shkak për anulimin e seancave të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, i cili mes tjerash, duhej që të vendosë për vendin e revizorit kryesor, por edhe për ASHMAA-në, RTVM-në, Drejtorinë për Mbrojtje të të Dhënave Personale dhe pika të tjera.

Enti Shtetëror për Revizion përballet me bllokadë nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet revizori kryesor shtetëror.

Muhamed Zekiri nga LSDM-ja kërkoi që gjashtë seancat e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot të anulohen për shkak të asaj se koordinatorët e grupeve parlamentare nuk kishin arritur marrëveshje për shpërndarjen e komisioneve.

Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski tha se do të ishte joparimore që të mos e pranojë kërkesën e LSDM-së. Paralajmëroi edhe se në komisionin të cilin e kryeson asnjë nuk mund të sigurojë shumicën.

“Edhe një herë do të japim mundësi që koordinatorët të bisedojnë”, tha Dimovski.

Related posts

Takim të ri për Ligjin e prokurorisë publike është e mundur të ketë nesër

Televizioni Koha

Gjykata Penale mori vendim: Nuk do të ketë rindërtim të rastit “Monstra”

Televizioni Koha

Manastiri goditet nga seri tërmetesh, epiqendra në Greqi

Televizioni Koha

Leave a Comment