FAO: Bujqit që shesin në tregje të lagështa dhe furnizuesit e lëndëve të para për ferma më të goditur nga koronavirusi – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

FAO: Bujqit që shesin në tregje të lagështa dhe furnizuesit e lëndëve të para për ferma më të goditur nga koronavirusi

Tregjet në rajon janë mirë të furnizuara me prodhimet kryesore ushqimore dhe kanë kushte të volitshme për prodhimtarinë e kulturave kryesore si gruri. Megjithatë, bujqit që shesin në tregje me lagështi, furnizuesit e lëndëve të para për ferma dhe shërbimet e transportit janë ndër të parët më të goditur nga koronavirusi.

Këtë e tregon publikimi i ri i Organizatës për ushqim dhe bujqësi të Kombeve të Bashkuara (FAO) , “Gjendja rajonale e tregjeve për ushqim dhe buletin për politika si përgjigje e pandemisë KOVID-19”, e cila e shqyrton rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Në publikim citohet se zinxhiri i vlefshëm për peshq është më i goditur në tërësi, ndërsa pastaj prodhimet e qumështit dhe qumështi, bagëtitë, ushqimi i grurit dhe bishtajor.

Siç kumtoi FAO, bujqit që shesin në tregjet e lagështa, furnizues të lëndëve të para për fermat dhe shërbimet e transportit janë mes më të goditurve.

“Prodhuesit e ushqimit, gjithashtu, përballen me mungesë të hapësirës për deponim të produkteve të tyre, ndërsa afatet përfundimtare të ushqimeve u bënë brengë. Shitjet ranë në të dy skajet e zinxhirit të furnizimit, me ç’rast konsumatorët blejnë më pak ushqim, ndërsa furnizuesit e inputeve dhe lëndëve të para përballen me rritje të çmimeve të produkteve të importuara. Kjo mund të ketë efekte mbi bujqit që gjenden në mes”; informon Organizata.

FAO i këshillon qeveritë urgjentishst të zhvillojnë mekanizma për lehtësim të problemeve me paratë me të cilat përballen bujqit gjatë sezonit të mbjelljes.

Në bazë të rezultateve të hulumtimit, FAO i rekomandon politikat e ardhshme urgjente: përmirësim i mbrojtjes shëndetësore dhe mobilitet për bujqit, transportuesit e ushqimit dhe punëtorët në industrinë ushqimore, sigurimi i arritshmërisë së lëndëve të para për kulturat bujqësore për sezonin e ardhshëm dhe në prodhimtarinë e blegtorisë me mundësim të qasjes deri te “korridoret e gjelbërta”; vlerësim i kapaciteteve për deponim të ftohtë dhe minimizim të humbjeve dhe mbeturinave të ushqimit përmes programeve për mbrojtje sociale.

“Qeveritë kanë për qëllim të sigurojnë rezerva të mjaftueshme për konsumatorët vendor dhe t’i shmangin rritjet e çmimeve të prodhuesve kryesor si përgjigje e goditjeve të tregjeve dhe pasiguria e shkaktuar nga pandeMEDIAL KOVID-19”, citohet në kumtesën e FAO-s. sa/

Related posts

Hungaria vendos kufizime të reja në kufij për shkak të koronavirusit

Televizioni Koha

Nëntë raste të reja në Tetovë, prej para dy ditësh edhe një foshnje me Kovid-19

Televizioni Koha

Restoranti i shqiptarit nga Tetova Rene Redzepi është zgjedhur restoranti më i mirë në botë për vitin 2021

Televizioni Koha

Leave a Comment