26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Duhanpirësit më të rrezikuar nga Kovid-19, për atë duhet të kenë kujdes

Gjatë pirjes së duhanit gishtat janë në kontakt me buzët, që e rrit mundësinë për bartje të virusit nga dora në gojë. Kjo i bën duhanpirësit më të rrezikuar ndaj Kovid-19 dhe për atë duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Duhanpirësit, potencon ministri, gjithashtu mund të kenë më shumë sëmundje të mushkërive ose kapacitet të zvogëluar të mushkërive, që në masë të madhe mund ta rrit rrezikun nga sëmundjet serioze.

Gjendje që i rrisin nevojat për oksigjen ose e zvogëlojnë aftësinë e trupit për shfrytëzim të drejtë, i vë pacientët me rrezik më të madh nga sëmundjet serioze të mushkërive, siç është pneumonia, thekson Filipçe. sa/

Të fundit