Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Filipçe: Masat restriktive mund të hiqen në mes të muajit maj - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Filipçe: Masat restriktive mund të hiqen në mes të muajit maj

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në qeveri theksoi se masat restriktive pritet të hiqen në fillim ose në mes të muajit maj, përcjell GazetaExpress.

“Nëse pikun e presim deri në fund të prill, sigurisht do të kemi masa restriktive edhe vikendin tjetër. Pas kësaj do të shqyrtojmë masat për vikendet tjera nëse do të ketë ndryshim. Rreth asaj se si do të duket jeta dhe si do të organizohet puna në të gjithë institucionet, besoj se ssi në të gjithë botën nuk do të jetë më njësoj si më parë pas këtyre masave restriktive. Për kët do të punojnë një pjesë e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse me përfaqësuesit e Odës Ekonomike, atëherë kur do të vendoset të hiqen masat. Kjo do të jetë me siguri në fillim ose mes të muajit maj…nuk dihet saktësisht”- tha mes tjerash Filipçe.

Filipçe njoftoi se edhe pas largimit të masave restriktive jeta publike do të organizohet në mënyrë tjetër, më ndryshe se më parë.

“Pas largimit të masave restriktive, nuk do të ketë mbledhje në grupacione të mëdha, ashtu siç organizohen punët me radhë të mëdha nëpër markete dhe restorante. Besoj se në të gjithë botën do të jetë kështu. Ne po punojmë në modele autentike në lidhje me atë se si dë të zhvillohet puna në të gjithë operatorët ekonomikë”-pohoi Filipçe./GazetaExpress/B.Lika/

Related posts

JA KUR MUND TË LIROHEN MASAT SIPAS KRESHNIK BEKTESHIT

Televizioni Koha

Aksidentohet në Tetovë karroca festive

Televizioni Koha

Milloshoski i dorëzon “bombat” në Prokurori: Zaevi të jep dëshmi rreth financimit të 1TV dhe “Lidhjes Ndërkombëtare”

Televizioni Koha

Leave a Comment