21/05/2022
26.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Nuk ka nevojë për orë policore, nëse duhet kafenetë do të mbyllen më herët

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një emision në TV Sitel tha se po shqyrtohet masa e orës policore gjatë mbrëmjeve.
“Tani nuk është koha për orë policore, por po shqyrtohet si mundësi që të ketë kufizim të lëvizjes në mbrëmje. Ne kemi rekomanduar masa që njerëzit të mos kenë ku të shkojnë në mbrëmje dhe për këtë shkak nuk kemi nevojë për këtë. Duhet të kemi parasysh se çfarë po bëhet në vendet tjera. Nëse shohim se nuk kanë efekt masat, do të shkojmë në mbyllje të plotë të objekteve hotelerike në një orë të caktuar, më herët se sa është tani apo mbyllje të plotë të objekteve ku ka ngjarje kulturore”, tha Filipçe.

Filipçe thotë se se në të gjitha vendet po merren vendime të ngjashme.
Sipas tij, kriteri kryesor se pse po ndërmerren masat është kapaciteti i spitaleve për hospitalizim, dhe se në Maqedoni momentalisht ka mjaftueshëm shtretër të lirë.

Të fundit