26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe për gjendjen me coronavirusin: 68 pacientë të hospitalizuar në klinikë, për 4 pritet testi i dytë kontrollues

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka raportuar rreth gjendjes me pandeminë e Covid-19.

Ai tha se në Klinikën Infektive të hospitalizuar ka 68 pacientë, prej të cilëve me gjendje klinike më të rëndë janë 20, ndërsa 7 janë në gjendje më të rëndë dhe janë vendosur në makinë respiratore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe tha se për katër pacientë priten rezultatet e testit të dytë kontrollues dhe nëse janë negative, ata do të lëshohen në shtëpi, si të shëruar.

Ministri konfirmoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja, ndërsa gjithsej janë testuar 341.

Filipçe tha se sot Ministria e Shëndetësisë do të shpall thirrje publike për blerjen e makinave respiratore.

Ndryshe, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni (663), deri tani 37 janë shëruar ndërsa 30 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Të fundit