28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filloi takimi i liderëve

Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski filloi takimi i liderëve për terminin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat ishin caktuar më 12 prill, por ishin shtyrë me urdhër të Qeverisë për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe përhapjes së Kovid-19.

Liderët gjithashtu pritet që të flasin edhe për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme, për gjendjen me virusin korona në vend dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, dhe si të zbatohet fushata dhe votimi, ndërsa të mbrohen qytetarët.

Në takim janë ftuar kryetarët e partive politike parlamentare nga pozita dhe opozita të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare fituan mandate të deputetëve me lista të pavarura. fc/

Të fundit