21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Itali nga 18 maji do të hapen shumë objekte publike

Nga 18 maji në Itali do të hapen restorantet, kafenetë, baret, parukeritë dhe sallonet e bukurisë, dyqanet, muzetë dhe bibliotekat.

Autoriteteve rajonale në Itali u është dhënë mundësi të konfirmojnë si do ta zbatojnë lehtësimin e masave të vendosura në luftën kundër koronavirusit.

Hapja e disa objekteve publike, ku fillimisht ishte planifikuar për 1 qershor, është zhvendosur më për 18 maj.

Këtë vendim, të cilën mbrëmë e publikoi Qeveria italiane, erdhi në presion të liderëve rajonalë të cilët donin t’u lejohet vetë të formojnë plan për lehtësim të masave.

Sipas “Gardian”-it masat mbrojtëse do të duhet të respektohen kur do të hapen këto objekte, derisa restorantet duhet të sigurojnë distancë prej katër metrave midis tavolinave.

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 744 raste të reja të infektimit me koronavirus, që është numër më i vogël i pacientëve nga 4 marsi.

Nga Kovid-19 në Itali deri më tani kanë vdekur 30.739 persona, prej të cilëve 179 gjatë ditës paraprake. ar/

Të fundit