26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Finance Think: Tre e katërta e të punësuarve dhe kompanive të prekura nga kriza me KOVID-19

Tre e katërta e të punësuarve dhe kompanive në vend janë prekur nga kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi, tregon sondazhi i Finance Think, i publikuar në publikimin “Cilësi e jetës – efektet ekonomike nga koronakriza”.

Të dhënat nga sondazhi tregojnë se 75,9 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se kompania në të cilën punojnë është e prekur nga koronavirusi.

Situata tek të vetëpunësuarit dhe mikrobizneset është edhe më kritike. Ashtu, 89 për qind e tyre janë deklaruar se kriza e ka prekur biznesin e tyre. Analiza tregon se mirkobiznesi është përballur me ulje të konsiderueshme të qarkullimit ose me mbyllje të përkohshme.

Nga të anketuarit të cilët janë përgjigjur se kompania në të cilën punojnë është prekur nga koronakriza, pjesa më e madhe janë përgjigjur se kjo është për shkak të masave të shtetit me të cilat është imponuar mbyllja e disa kompanive ose pasi që qarkullimi i tyre dukshëm ka rënë.

E rëndësishme është edhe përqindja e kompanive të cilat kanë pasur problem për t’i plasuar prodhimet e tyre dhe kjo më shpesh ka të bëjë me kompanitë e orientuara në eksport.

Nga korona kriza janë prekur edhe të papunët, ndërsa të ardhurat e përkohshme janë ndërprerë edhe tek të papunët me angazhimet incidente të punës.

Pothuajse gjysma e të anketuarve të punësuar në administratën publike dhe nga të anketuarit pensionistë treguan gatishmëri që t’u shkurtohen të ardhurat, ndërsa 23 për qind e administratës publike dhe 18 për qind e pensionistëve u deklaruan se nuk pajtohen me kurrfarë shkurtime të të ardhurave, por se druajnë se do të vijë deri tek kjo..fb/

Të fundit