26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fondi për SPIMV: Komisioni invalidor nuk do të punojë deri më 24 mars

 

Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i njofton qytetarët se për shkak të masave për parandalim të dukurisë, zbulim të hershëm, parandalim të përhapjes dhe infektimit me koronavirus, Komisioni invalidor i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, nuk do të kryejë kontrolle mjekësore deri më 24 mars të vitit 2020.

Për vazhdimin me punë të komisioneve invalidore, thonë nga Fondi, qytetarët me kohë do të informohen.

Nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i informojnë qytetarët do të mund të dorëzojnë kërkesat e tyre për realizimin e të drejtave ligjore përmes aplikimit elektronik, si dhe në sportelet e Fondit.

Të fundit