24/02/2024
11.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Franca dhe Gjermania do të hulumtojnë origjinën e objekteve afrikane në muzetë kombëtarë

Gjermania dhe Franca do të shpenzojnë së bashku 2.1 milionë euro për të hulumtuar më tej origjinën e objekteve të trashëgimisë afrikane në koleksionet e muzeve të tyre kombëtare, të cilat mund të përgatisin terrenin për kthimin e tyre eventual.

Një fond tre-vjeçar, me kontribute prej 360 mijë në vit nga secili vend, u lançua në Berlin të premten. Ai është caktuar për të financuar kërkime mbi objekte nga kudo në Afrikën Sub-Sahariane, megjithëse prioritet pritet t’u jepet vendeve që u kolonizuan nga Franca dhe Gjermania, si Togo dhe Kameruni, shkruan The Guardian.

Një debat në mbarë Evropën për kthimin e objekteve të trashëgimisë afrikane u vu në lëvizje kur presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi në vitin 2017 se do të “bënte gjithçka që ishte e mundur” për të kthyer një pjesë të trashëgimisë kulturore të Afrikës të grabitur nga Franca koloniale.

Në vitin 2021, Franca ktheu 26 artefakte në Benin, por vitet e fundit përpjekjet e saj kanë ngecur.

Në Gjermani projekti i kthimit ka marrë më shumë vrull që atëherë. Në nëntor 2022, një fondacion gjerman financoi nisjen e bazës së parë gjithëpërfshirëse të të dhënave të artefakteve të njohura kolektivisht si bronzet e Beninit, dhe një vit më vonë ministri i jashtëm i Gjermanisë i ktheu fizikisht 21 bronzave Nigerisë./KlanKosova/

Të fundit