28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Franca mund të shesë pikturën “Mona Lisa” për të shpëtuar ekonominë nga kriza e coronavirusit, sugjeron një biznesmen i vendit

Franca duhet të shesë pikturën e famshme “Mona Lisa” për 50 miliardë euro, për të shpëtuar ekonominë nga kriza e coronavirusit, ka sugjeruar një biznesmen francez.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Stephane Distinguin, 47 vjeç, themelues i kompanisë “Fabernovel”, propozoi që francezët të shesin “stolinë e çmuar të familjes” për të luftuar tendosjen ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

“Si ndërmarrës dhe taksapagues, unë e di se këto miliarda nuk janë shpikur dhe se ato do të na kushtojnë domosdoshmërisht. Një refleks i dukshëm është të shitet një aktiv i vlefshëm me çmimin më të lartë të mundshëm”, ka thënë Distuingin.

Stephan Distinguin, 46, (pictured) founder and CEO of international tech company Fabernovel, said that France should sell the Mona Lisa for £44.7billion in order to combat the economic fallout from the coronavirus crisis

“Në vitin 2020, duhet të gjejmë paratë, pra pse jo të shesim ‘stolinë e çmuar të familjes’, vlerësoj se do të duheshin jo më pak se 50 miliardë euro për ta blerë pikturën Mona Lisa”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Të fundit