29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fridom haus: Maqedonia e Veriut shënon progres të rëndësishëm demokratik

Maqedonia e Veriut shënon progres të rëndësishëm demokratik, veçanërisht në kriteret – procesi i zgjedhjeve dhe media të pavarura, vlerëson Fridom haus në raportin më të ri “Shtetet në tranzicion”.

Megjithatë, edhe krahas progresit, Maqedonia e Veriut është ranguar në kategorinë e shteteve me regjime hibride, në të cilat ende janë të brishta institucionet demokratike dhe ekzistojnë sfida të mëdha të cilat kanë të bëjnë me të drejtat politike dhe liritë qytetare.

Krahas vendit tonë, progres nga vendet e rajonit shënon edhe Kosova, ndërsa regres ka në Serbi dhe Mal të Zi, të cilat tashmë nuk janë në kategorinë e demokracive pjesërisht të konsoliduara, por në regjime hibride.

Në regjime hibride janë edhe Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa vetëm Kroacia e ruajti statusin e demokracisë pjesërisht të konsoliduar. fc/

Të fundit