12/08/2022
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjashtë zjarre në 24 orët e fundit në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

Gjashtë zjarre kanë ndodhur në 24 orët e fundit në territorin e komunave Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër, informacionin e transmetoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza- Kumanovë.

Në Orizare të Likovës afër varrezave digjej bar i thatë dhe kashtë, zjarrfikësit arritën ta shuajnë në orën 23.00.

Në fshatin Romanovcë një ekip ka qenë në shërbim gjatë natës ku digjej bar i thatë. Zjarr pasdite ka pasur edhe në fshatrat e Kumanovës Shupli Kamen dhe Pçinjë.

Në lokalitetin “Konjski most” në komunën e Nagoriçanit të Vjetër dje në orën 21:00 digjej dru i thatë dhe bar. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit vendas me dy automjete.

Të fundit