26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 10

Sipas të dhënave më të reja, deri tani të infektuar me koronavirusin e ri, janë gjithsej 2.490.096 persona në të gjithë botën. Prej tyre kanë vdekur 170.561 persona, ndërsa të shëruar 653.231 persona.

Rusi – Rritet numri i të infektuarve – në 24 orët e kaluara ka 5.642 raste të reja të të infektuarve. Numri i përgjithshëm është 52.763 persona.

Gjermani – Qeveria gjermane shqyrton pakon të re të masave ligjore në fushën e shëndetësisë për shkak të pandemisë. Anulohet edhe Oktoberfest.

Itali – Deri në fund të javës do të publikohet plani për heqje graduale të masave kufizuese. Pritet të fillojë më 4 maj.

OBSH – Paralajmërojnë se çdo lehtësim i masave duhet të jetë gradual, sepse nëse nxitohet – infeksioni mund përsëri të shpërthejë.

SHBA – Në 24 orët e kaluara, 1.433 persona kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm e rasteve të vdekjes mbi 42.000 persona. bs/fab

Të fundit