26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendja shëndetësore e të lënduarve në shpërthimin në Rramanli e pandryshuar

Gjendja shëndetësore e tre të lënduarve të cilët pësuan në shpërthimin e bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës është shumë e rëndë, sidomos e dy e grave që ndodhen në Njësitin për mjekim intensiv dhe nuk ka kurrfarë ndryshimi lidhur me përmirësimin e tyre, deklaroi sot drejtori i Klinikës për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv dhe Qendrës urgjente, dr. Ilir Hasani.

“Për fat të keq nuk mund t’ju them asnjë lajm të mirë. Gjendja e burrit që ndodhet në Repartin për mjekim intensiv në Klinikën për sëmundje neurokirurgjikale është gjithashtu e pandryshuar. Ai është në gjendje të rëndë, por stabile. Që të tre janë në aparatet për frymëmarrje. Momentalisht janë në komë, do të thotë se organizmi reagon dhe përkeqësohet”, shtoi dr. Hasani.

Nga Klinika universitare për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit” informuan se edhe më tej në gjendje të rrezikshme për jetën është gruaja 31 vjeçare e lënduar në shpërthimin e bombolës së gazit në Rramanli, e cila ka 80 për qind të djegieve nëpër trup.

“Gjendja është e pandryshuar dhe është e njëjtë si dje. Në gjendje relative stabile janë fëmija dhjetëvjeçar dhe gruaja shtatzënë 28-vjeçare. Ndërmerren të gjitha masat për përmirësim të gjendjes shëndetësore të të lënduarve”, theksojnë nga Klinika.

Shpërthimi i bombolës në Rramanli ka ndodhur pardje. Jetët i kanë humbur katër persona. MIA.mb/

Të fundit