Botë Lajmi i Ditës

Gjermani, sozia e Hitlerit ngjall polemika në vend

Policia gjermane u gjend sot në qendër të një polemike, pas shpërndarjes së pamjeve, që tregonin një burrë të maskuar si Hitleri gjatë një festivali të motoçikletave vjetra, që nuk ndalohet nga policia në vendngjarje.

Në videot amatore, të shfaqura nga shumë medie, vihet re një burrë i lyer dhe maskuar për t’i ngjarë diktatorit nazist, i ulur në ndenjësen e pasagjerit. Motori drejtohet nga një tjetër person i veshur si ushtar i Wehrmacht-it, me një helmetë çeliku të Luftës së Dytë Botërore.

“Të maskohesh si një njeri që ka kryer gjenocid, është diçka pa shije. Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe nuk do të përsëritet më”, deklaroi Michael Kretschmer, kreu i qeverisë së rajonit ku ndodhi ngjarja dhe anëtar i partisë konservatore të kancelares Angela Merkel.

Gjykata do të përcaktojë nëse shfaqja e kësaj sozie të Adolf Hitlerit përbën shqetësim të rendit publik, për më teper një nxitje për urrejtje, që i nënshtrohet sanksioneve penale.

Related posts

SASHK-u nuk lëshon pe, më dy shtator grevë paralajmëruese

Televizioni Koha

16 vjet pritje për 12 kilometra autostradë | VIDEO

Televizioni Koha

Klubi i Prodhuesve në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Televizioni Koha

Leave a Comment