26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjithçka çfarë dihet për rastin e Sasho Mijallkovit

tre ditë para aktvendimit të rastit “Target-Fortesa”, më të rëndësishmit e Prokurorisë Publike Speciale për përgjimet masive ku të akuzuarit kryesor është Sasho Mijallkov si ish drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Por, Mijallkov me shumë gjasë nuk do ta dëgjojë aktvendimin, dhe në rast të një dënimi, nuk do ta vuajë atë.

Kjo sepse ende nuk është kaput nga organet e rendit dhe as nuk dihet vendodhja e tij.

Për këtë TV21 ka realizuar kronologji të ngjarjeve.

Të premten që lamë pas, në Gjykatën Penale u mbajt seanca për lëndën “Target-Fortesa” ku u prezantuan fjalët përfundimtare. I pranishëm ishte edhe Sasho Mijallkovi, por aspak nuk foli. Avokatët e tij thanë se ai nuk ka përgjuar ilegalisht. Prokuroret Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov nuk kanë kërkuar paraburgim, për çfarë kanë vazhduar të vlejnë masat për t’u paraqitur në Gjykatë njëherë në javë dhe iu është marrë pasaporta.
Të shtunën, shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska nga burime të saja ka mësuar se Mijallkovi është duke përgatitur arratisje, pas çfarë ajo në ora 15:00 me telefon e ka kërkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili më vonë i ka thënë se të gjithë atë çfarë ia ka thënë, ta dorëzojë në formë të shkruar, pas çfarë Ruskovska edhe pse ditë jopune, drejtohet te Prokuroria dhe ka shkruar njoftim të cilin më vonë e dërgon në MPB.
Të dielën, rreth orës 12 prokurorët sjellin vendim se duhet të kërkojnë paraburgim për Mijallkovin, kurse rreth orës 14:30 në Gjykatë tashmë e kanë dorëzuar kërkesën. Në këtë kohë, kur edhe ekipi i TV21 gjendeshte në hotelin “Meriot”, e ka parë të pranishëm aty edhe Sasho Mijallkovin. Pas një bisede të shkurtë me Ivica Konevskin, ata e kanë lëshuar vendin njëri pas tjetrit, dhe sipas burimeve tona, Mijallkovi më pas ka shkuar në shtëpinë e tij në Vodno.
Ndërkohë, anëtarët e Këshillit Ognen Stavrecv, Ilija Tërpkov dhe Vaska Nikollovska Masevska kanë sjellë vendim, por jo ashtu siç e ka kërkuar Prokuroria, por arrest shtëpiak me 24 orë mbikëqyrje në formë elektronike dhe me video.
Vendimi është sjellë në ora 18:30 dhe atëherë është dërguar në Ministria të Punëve të Brendshme, kurse 15 minuta më vonë edhe te Prokuroria i cili do ta dorëzojë propozimin për paraburgim.
Vendimi ka arritur vetëm te MPB dhe Prokuroria Publike, dhe jo deri te Sasho Mijallkovi, sepse i njëjti nuk është gjetur në adresat ku mund të ndodhej. Kërkimi ndaj tij ka vazhduar edhe dje, por pa rezultat.
Policia dje i ka bastisur të gjitha automjetet të cilët hynin dhe dilnin nga parkingu nëntokësor në “Meriot”. Çdo bagazh u hap, por Mijallkovi nuk u gjet.
Në Stacion Policor u ftuan në bisedë informative familjarë dhe sigurimi i Mijallkovit. Deri vonë mbetën në Stacion Policor, por askush nuk foli para kamerave, kurse u realizua edhe një bastisje para mediave.
Mijallkovi tashmë po kërkohet edhe me fletarrest ndërkombëtar, të gjithë kërkojnë përgjegjësi, por askush nuk e ndërmerr atë.
Nga ana tjetër, Prokuroria ka paralajmrëuar masa për ditët në vijim, por nuk zbulon se cilat janë ato.
Nëse konstatohet se është arratisur Mijallkovi, ai do të jetë i akuzuari i katërt nga Prokuroria Publike Speciale që arratiset nga Vendi.
Para tij janë arratisur ish kryeministri, Nikolla Gurevski, i cili tashmë gëzon azil në Budapest të Hungarisë.
Janë arratisur edhe dy agjentë, Grujevski dhe Boshkovski të cilët gjenden në Greqi./TV21

Të fundit